'Benet Beci është pa shanse në Shkodër'/ Berisha: Shkon me xhyben e Ramës, atë qyrk shkodranët s'e pranojnë!

18:50, 19/01/2023
A+ Aa A-

Sali Berisha thotë se Benet Beci nuk ka asnjë shans të fitojë bashkinë e Shkodrës në 14 maj. 

Berisha theksoi në Task Force me Sonila Meçon në Syri Tv, se Beci ka shkuar në Shkodër me xhyben e Edi Ramës. 

"E kam gjetur drejtor, ka qenë dhe ka vazhduar të jetë. Por Benet Beci, e vërteta është që është pa shanse. Sepse ai e di mirë që Shkodra është qyteti i trajtuar në mënyrën më armiqësore nga partia për të cilën kandidon Beci. Si ka mundësi që rruga SHkodër-Lezhë, pas rrugës së Kombit është arteria me trafikun më të madh në Shqipëri. Dhe kjo rrugë mbetet sicc ka qenë dhe hidhen 320 mln euro për t'u vjedhur në segmentin Lekaj-Fier, në të cilën gjerësia është ndër më të mëdhatë gjer në Lushnje, s'ka kurrë bllokim, vetëm vidhet. Për të mos thënë pastaj që borxhet e mëdha. KESH ka borxhe të mëdha në Shkodër. Qëkur ka ikur qeveria e PD, qytetarët e përmbytur në Shkodër s'kanë marrë një qindarkë. Ai që përmbyt duhet të dëmshpërblejë një për një, thotë ligji. Ai vërtetë ka shkuar si shkodran, por ka shkuar me xhyben e Edi Ramës dhe shkodranët atë qyrk nuk e pranojnë", tha Berisha.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco