Kreu i PD Gjirokastër takim me ambasadorin e OSBE: I tregova për presionin e qeverisë, na siguroi mbështetje

Kreu i PD Gjirokastër takim me ambasadorin e OSBE: I tregova për presionin e qeverisë, na siguroi mbështetje

23:00, 07/12/2022
A+ Aa A-

Kryetari i degës së PD në Gjirokastër, Eri Shehaj, komentoi në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin e mbrëmjes me moderatorin Arben Mevlani në Syri Tv, takimin që ka zhvilluar sot me ambasadorin e OSBE në vendin tonë, Guido De Sanctis.

Shehaj u shpreh se me ambasadorin e OSBE-së diskutuan për situatën politike në qarkun e Gjirokastrës dhe bashkitë ku u zhvillua gara për primaret.

Sakaq, ai bëri me dije se folën edhe për presionin e qeverisë ndaj opozitarëve. Sipas Shehajt De Sanctis iu ka ofruar mbështetje demokratëve.

"Diskutuam parimisht në lidhje me situatën politike në Gjirokastër dhe në tre bashkitë ku mbajtëm primaret. Diskutuam në lidhje me garën jo efektive që është në bashkitë që mbulojmë për shkak të shpopullimit që ka bërë kjo qeveri. Simpatizantëve të opozitës i bëhet presion. Ai na siguroi mbështetje totale dhe do jenë prezent për çdo gjë që diskutojmë.”-tha Shehaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kulaku08/12/2022 00:01

OSBE njeh berishen kryetar te PD, urraaaa

Shto koment

Denonco