Shembja e ‘Prestige Resort’, Klevis Balliu: Pamje e shëmtuar, qeveria shkeli ligjin në mënyrë flagrante

Shembja e ‘Prestige Resort’, Klevis Balliu: Pamje e shëmtuar, qeveria shkeli ligjin në mënyrë flagrante

17:53, 04/12/2022
A+ Aa A-

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin e lajmeve me Armela Ferkon në Syri Tv, komentoi shembjen e ‘Prestige Resort’ nga qeveria e Edi Ramës.

Klevis Balliu tha se  ajo që u pa ishte një pamje e shëmtuar ndërsa shtoi se ligji shkelet në mënyrë flagrante nga qeveria.

"Pamje shumë e shëmtuar jo vetëm për karakterin ligjor që ka kjo çështje, nuk është vetëm një shëmti për shkak të shkeljes flagrante që i bëhet ligjit, se në fakt nuk u hodh me tritol 'Prestige Resort', por u hodh në erë me tritol një investim i madh."-tha Balliu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco