Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD Sali Berisha në 32 vjetorin e themelimit të degës, Kamëz

Primaret, Bozdo: Deri në orën 15:00 votuan 42,365 anëtarë e simpatizantë! Mos harroni '6 dhjetorin'

Primaret, Bozdo: Deri në orën 15:00 votuan 42,365 anëtarë e simpatizantë! Mos harroni '6 dhjetorin'

17:09, 04/12/2022
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së PD, Enno Bozdo, në një deklaratë për mediat nga selia blu, deklaroi se deri në orën 15:00 në qarqet e vendit kanë votuar për Primaret e PD, 42,365 anëtarë dhe simpatizantë. Ai garantoi se do të ketë transparencë për të gjithë lidhur me një proces të rëndësishëm si Primaret në PD.

Enno Bozdo u shpreh se pjesëmarrja ka qenë mjaft e mirë ndërsa shfrytëzoi rastin për t’i bërë thirrje qytetarëve që të protestojnë më 6 dhjetor kundër qeverisë.

“Sot kemi pasur një ditë të mirë, bëjmë thirrje dhe njëherë për të votuar. Bëj thirrje për protestën e 6 dhjetorit, të ketë një pjesë marrje sa më të madhe si sot në votime. Anëtarësia dhe simpatizantët po ushtrojnë të drejtën e tyre.

Besoj se shumë më interesante do jetë fakti sa do shkojë pjesëmarrja deri në fund, do bëjmë dhe diferencat mes anëtarëve e simpatizantëve. Të gjitha degët e Bashkisë Tiranë, 16 degët do numërohen në mënyrë transparente në prani të të interesuarve.

Do i shkojmë transparencës së procesit deri në fund. Vota e anëtarëve e simpatizantëve të PD ashtu siç jepet ashtu do të lexohet.

PD gjithmonë e ka ushtruar këtë instrument. Ka ende njerëz në radhë për të votuar. Do pritet edhe votuesi i fundit. Jemi ende herët.”-tha Bozdo.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco