Guido De Sanctis nis detyrën si Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri

Guido De Sanctis nis detyrën si Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri

18:18, 01/12/2022
A+ Aa A-

Ambasadori Guido De Sanctis filloi sot detyrën e Kryetarit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

Ambasadori De Sanctis është diplomat karriere i Ministrisë së Jashtme dhe të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë. Përpara se të emërohej Kryetar i Prezencës, ai ka qenë zëvendësambasador në ambasadën e Italisë në Moskë. Nga viti 2013 deri më 2017, ai shërbeu si ambasador i Italisë në Katar dhe nga viti 2011 deri më 2013, si konsull i përgjithshëm i Italisë në Benghazi të Libisë.

Gjithashtu, ai ka shërbyer në ambasadat italiane në Tripoli, Bernë dhe Kiev.

 ‘Jam i lumtur t’i bashkohem Prezencës në Shqipëri dhe të çoj përpara marrëdhëniet e shkëlqyera mes Prezencës dhe vendit pritës’, tha ambasadori De Sanctis.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco