SYRI TV/ Bllokimi i Taulant Ballës, fermerët për ligjin e Braçes: Do ishte ndihmë e madhe për ne

12:38, 01/12/2022
A+ Aa A-

Një ditë pasi deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe denoncoi kreu e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla si autor të bllokimit të një ligji që u vinte në ndihmë bujqve, ka ardhur dhe reagimi i fermerëve.

Syri Televizion pyeti disa fermerë në Korçë dhe Myzeqe, në lidhje me projektligjin e propozuar nga Erion Braçe, i cili synonte që fermerët të merrnin pagesat për prodhimet bujqësore deri në 50 ditë pasi kishin dorëzuar mallin në pikat e grumbullimit.

Sipas fermerëve, projektligji do të ishte një ndihmë e madhe për ta, pasi kështu do të kishin mundësi që puna e tyre të mos shkonte dëm.

Ata thonë se veprimi i Taulant Ballës, për të bllokuar miratimin e këtij ligji, tregon se qeveria është e lidhur në mënyrë klienteliste me pikat e grumbullimit apo tregtarët e mëdhenj, duke punuar kundër fermerëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco