Sulmi ndaj ‘Prestige Resort’/ Rama çon forcat xheniere, dokumenti: Objekti është me leje nga qeveria

Sulmi ndaj ‘Prestige Resort’/ Rama çon forcat xheniere, dokumenti: Objekti është me leje nga qeveria

11:04, 01/12/2022
A+ Aa A-

Forca të shumta policie kanë rrethuar ‘Prestige Resort’ mëngjesin e sotëm pa asnjë paralajmërim dhe njoftim, kurse pushuesit dhe punonjësit janë nxjerrë me forcë.

Po kështu në vend kanë shkuar dhe fadromat e IKMT dhe forcat xheniere.

Nuk dihet ende se cili është qëllimi i këtij aksioni.

Ndërkohë gazeta Panorama ka publikuar një shkresë zyrtare të firmosur nga kryeinspektorja Dallëndyshe Bici, e cila tregon dhe konfirmon që resorti është një objekt i ndërtuar me leje nga Këshilli i Ministrave dhe Këshilli Kombëtar i Territorit.

Në këtë shkresë thuhet ndër te tjera se shoqëria ndërtuese disponon vendimin për miratimin e lejes së ndërtimit për objektin kompleksi truristik “Prestige Holiday Resort”.

Kjo shkrese mban firmën e kryeinspektores Dallëndyshe Bici, që është po e njëjta zonjë që sot ndodhet në krye të IKMT.

Politikanët dhe gazetarët thonë se ky është një sulm i qëllimshëm ndaj lirisë së medias, pasi pronari i këtij resorti është po ashtu pronar i disa prej medieve më të njohura në vend.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco