Berisha: Në 6 dhjetor, ora 12:00 të gjithë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’

19:30, 30/11/2022
A+ Aa A-

Kryedemokrati Sali Berisha, në një takim me banorët e njësisë 5 në Tiranë foli për protestën të cilën e ka paralajmëruar të mbahet më datë 6 dhjetor.

Berisha tha se në këtë datë të gjithë duhet të jenë në shesh kundër keqqeverisjes dhe abuzimit të Edi Ramës.

“Po të marrim se pse ne do të jemi në datën 6 në protestë, unë ftoj liderët e BE-së që ta marrin këtë prani, si një përshëndetje dhe nderim ndaj tyre vlerave të tyre. Por kjo është vetëm një anë e medaljes.

Ne jemi në rrugë e në shesh për të protestuar kundër armikut të vlerave evropiane në Shqipëri, Edi Ramës dhe regjimit të tij. Këtu nuk fshehim asgjë, përkundrazi, ne dalim në datën 6 për të ju thënë liderëve të Europës, se ky nuk përfaqëson jo popullin opozitar, por as popullin shqiptar dhe ky është një armik i të gjitha vlerave themelore mbi të cilat është ndërtuar shoqëria.

Është armik i votës së lirë të shqiptarëve, është një armik të drejtave të tyre, i identitetit, kulturës dhe pasurive të tyre publike, fondeve buxhetore dhe të ardhmes së tyre.

Në tërë historinë të ardhmen e shqiptarëve nuk e ka vjedhur kush më barbarisht se Enver Hoxha dhe Edi Rama.

Dhe me 6 dhjetor, ai që i thotë vetes shqiptar, ai që e ndjen veten shqiptar nuk mund të jetë tjetër, veç në protestë, në protestë të fuqishme kundër Edi Ramës dhe klikës së tij në pushtet.

Në këtë kontekst, çdo demokrat e demokrate, e ka për detyrë më shumë se asnjëherë tjetër, të marrë çdo masë, të bëjë çdo përpjekje që të gjendet në orën 12:00 në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në një protestë të paparë ndonjëherë në historinë e Tiranës.”-deklaroi Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco