Mustafi: Ka divergjenca mes Tiranës e Prishtinës! Shqiptarët e Preshevës diskriminohen në festën e Pavarësisë

16:53, 28/11/2022
A+ Aa A-

Kreu i këshillit kombëtar shqiptar në Preshevë, Ragmi Mustafi, komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv festën e pavarësisë dhe mbledhjen mes dy qeverive, Kosovë-Shqipëri në Tiranë.

Ragmi Mustafi u shpreh se sot ka pasur ankesa nga shqiptarët në Preshevë që kanë qenë të ndaluar nga policia për tu marrë në pyetje ndërsa shtoi se në të gjitha ndërtesat ku është vendosur flamuri kombëtar janë bërë raporte për tu ndjekur procedura të tjera.

“Beteja jonë politike dhe juridike, legjitimimi i përdorimit të simbolit kombëtar. Këtë çështje nuk e ka ndalur dot as Millosheviçi e nuk do të mund ta ndalë regjimi i Vuçiçit pasi flamuri kombëtar për ne është flamuri i lirisë.”-tha Mustafi.

Ai i bëri thirrje se shqiptarët në luginën e Preshevës janë në një pozitë më të vështirë se të gjitha pjesët e tjera shqiptare dhe kërkon një vëmendje më të veçantë e të përkujdesshme sa i përket realizimit të aspiratave të tyre politike.

"Ka divergjenca dhe më të thella sa mendojmë mes Prishtinës e Tiranës. E rëndësishme është të respektohet Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, neni 8, me të cilin Shqipëria duhet të marrë përgjegjësitë e veta kushtetuese të përkujdesjes së shqiptarëve jashtë territorit shtetnor të Shqipërisë.

Shqiptarët sot janë më të dëgjuar e të respektuar krahasim me vitet e kaluara por jemi larg së nesërmes dhe aspiratës sonë të përbashkët e që këtë e simbolizon edhe flamuri ynë kombëtar."-tha Mustafi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco