Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

DOKUMENTI/ Mandati i Xhaçkës në Kushtetuese, si e mbrojti PS në Kuvend

DOKUMENTI/ Mandati i Xhaçkës në Kushtetuese, si e mbrojti PS në Kuvend

10:32, 18/11/2022
A+ Aa A-

Partia Demokratike depozitoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Deputeti demokrat, Agron Shehaj, tha se në Kushtetuese është depozituar edhe vendimi i djeshëm i Kuvendit.

“Partia Demokratike është e vendosur që t’i shkojë deri në fund betejës me korrupsionin galopant dhe abuzimet e pafundme të kësaj qeverie. Ndaj në emër të Partisë Demokratike sapo dorëzova në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për kundërshtimin e vendimit të djeshëm të Kuvendit si dhe atë për konstatimin e papajtueshmërisë me Kushtetutën të mandatit të zonjës Xhaçka,” tha Shehaj.

Por ndërkohë PS bëri gjithçka për ta mbrojtur Xhaçkën në Kuvend.

Nga Këshilli Parlamentar për Mandatet dhe Imunitetin erdhën në Kuvend dy raporte pro dhe kundër, nga socialistët dhe demokratët lidhur me mocionet për mbarimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Raporti i opozitës thekson se deputetja Xhaçka është në konflikt të hapur interesi, sepse kompania e bashkëshortit të saj, pra edhe ajo vet, kanë përfituar pasuri publike shtetërore, gjatë investimit në një objekt turistik.

Ndërsa sipas socialistëve, ky rast nuk ka të bëjë me konflikt interesi, dhe propozojnë në raportin e tyre, që mocionet e opozitës të mos i përcillet Gjykatës Kushtetuese, sepse shoqëria e bashkëshortit të deputetes Xhaçka do të ndërtojë me leje në një truall privat dhe nuk ka ndonjë kontratë me institucione për të përfituar nga prona publike.

Shoqëria e bashkëshortit të ministres Xhaçka, shtatorin e vitit të kaluar përfitoi statusin e investitorit strategjik si dhe të drejtën e përdorimit për një periudhë 30-vjeçare të bregut të detit pranë hotelit turistik, prej 10 mijë 500 metra katror në një truall pronë private në Himarë.

Image

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco