Skandali i avionit personal/ Rama nuk jep asnjë shpjegim, reagon me fyerje

Skandali i avionit personal/ Rama nuk jep asnjë shpjegim, reagon me fyerje

09:42, 01/11/2022
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për mega-skandalin e avionit personal. Por sërish ai nuk dha asnjë shpjegim konkret, por sulmoi opozitën dhe mediat me fyerje.

Në një postim që ka bërë në Twitter, Rama shkruan se vetëm në vendin tonë ndodh që opozita e rublave të shpifë e të gënjejë dhe pastaj kërkon të bëhet transparencë.

Sipas tij ajo që po kërkon të bëjë opozita është të helmojë shqiptarët me helm dhe shpifje.

“O Zot të qash a të qeshësh, vetëm këtu bën vaki të të dyndin me shpifje dhe të të thonë bëj transparencë! Po si bëhet kjo transparenca kur u tregon shifrat dhe bëjnë sikur nuk kuptojnë?! Po kur thonë pse i bën reklamë Shqipërisë? Po kujt t’i bëj, kanaleve, portaleve apo rublave?!

Jemi pyetur shumë herë këto vite për avionin ALBANIA dhe i kemi dhënë informacionet, po tani u bashkuan hakerat iranianë dhe grupi Rubla Çorba, kështu që u ngrit tymi lart se helbete, duhet hedhur sa më shumë blozë, “S’ka asnjë faj Putini, çohu o popull se duhet rrëzuar regjimi!”

Lëre pastaj kur thonë me charter udhëtojnë vetëm sheikët e diktatorët, ndërkohë që tërë qeveritë e rajonit, se Europës po e po, kanë avionët e tyre përjashto Shqipërinë e Kosovën! Ne s’e blejmë dot,me qera s’e marrim dot, ndaj kemi blerë orë fluturimi me marrëveshje promocionale!

Po ku është hilja thonë se s’ka mundësi?! Ka si s’ka! Hilja është ashiqare fare tek përpjekja non stop për ta helmuar, çoroditur, nxitur për sherr e për konflikt këtë popull me shpifje sa më të përbindshme, nisur nga gjysëm të vërteta që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha!”- shkruan Rama

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptaro-Amerikani01/11/2022 11:15

O plehrë! O hajdut! O kriminel!! Lëri lehjet si qen i rrahur duke ulëritur dhe duke kujisur fshat më fshat, luginë më luginë, menxhlis më menxhlis dhe nga Twiter në FB se nuk të shkojnë më dhe nuk i ha më askush me 2 gram tru në kokë!! Ndaloji lehjet prej një zagari qaraman dhe frikacak, ndaloi bëlbëzimet prej një hajduti ordiner të kapur në flagrancë dhe me pras në bythë por nxirrja publikut letrat, nxirrja piblikut marrëveshjet, kontratat promocionale dhe faturat!! Lëri dërr-dërret, dënglat, pordhët dhe justifikimet si një grua e përdalë përpara pensionistëve katundarë, por na trego faturat. Pastaj do të merremi edhe me anën tjetër të medaljes, marrëveshjet, kontratat, faturat dhe bilancet e Kompanisë fantazëm "Air Albania" dhe vjedhjet që kjo kompani po i bën Kompanisë "Albcontrol"!!! Burgu i përjetshëm po të pret o kriminel!!!

Endri fuga e shet lire by**en te rruga.01/11/2022 10:07

Vila ne surrel dhe carteri. Do ta pesosh bashke me shoket e partise.

Shto koment

Denonco