Gert Bogdani: Teatri do të ndërtohet aty ku ishte dhe siç ishte. Rikthejmë memorien e Tiranës!

22:25, 31/10/2022
A+ Aa A-

Ish-deputeti i PD, Gert Bogdani premton se Teatri Kombëtar do të rindërtohet aty ku ishte dhe siç ishte, nëse ai do të zgjidhet në krye të bashkisë së Tiranës. 

Bogdani ka shpallur kandidimin e tij në primaret e Partisë Demokratike, nga ku do të dalë edhe kandidati zyrtar i opozitës për Tiranën në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. 

"Rikthimi i Teatrit ku ishte siç ishte. Krijimi i një muzeu për historinë e Tiranës se këta vërtetë e kanë shkatërruar identitetin dhe trashëgiminë e qytetit, ende jo të gjithën, se ka pjesë të qytetit që kanë mbetur. Ka mundësi për të restauruar shtëpi dhe zona. Memorien e qytetit. Nuk fillon çdo gjë në vitin zero para 8 vitesh me Erion Veliajn", u shpreh Bogdani.    

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco