Asnjë emër në garë/ Askush nuk do të zgjidhet në krye të SPAK

Asnjë emër në garë/ Askush nuk do të zgjidhet në krye të SPAK

20:11, 24/10/2022
A+ Aa A-

Arben Krajës po i mbaron mandati dhe shumë shpejt SPAK nuk do të ketë drejtues. 

Prokuroria e Posaçme për hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit është institucioni më pak i preferuar nga ata që shërbejnë në sistemin e drejtësisë.

Për kryetarin e SPAK të gjithë ata që plotësojnë kriteret, stepen. 

Edhe sot Këshilli i Përgjithshëm i Prokurorisë deklaroi se ende nuk ka asnjë kandidat për zëvendësimin e kreut aktual të SPAK të cilit po i përfundon mandati.

KLP ka njoftuar se afati i fundit është data dy nëntor kur kandidatët duhet jo vetëm të dorëzojnë një CV por edhe të tregojnë në lidhje me eksperiencën në krimin e organizuar dhe korrupsionit e performancën në lidership. 

SPAK u ngrit si institucion në vitin 2019, në kuadër të Reformës në Drejtësi. 

Në 3 vitet e ekzistencës së tij ky institucion nuk ka përmbushur misionin për të cilin u ngrit, në një kohë kur dosjet voluminoze që përshkruajnë korrupsionin qeveritar, janë tashmë në sirtarët e këtij organi. 

Puna e SPAK shihet me dyshim edhe nga qytetarët e thjeshtë. 

Në një sondazh të fundit, qytetarët vlerësuan negativisht SPAK-un

Dhe arsyet janë të ditura, kontrolli politik që ushtron Edi Rama për të garantuar paprekshmërinë e tij dhe të qeveritarëve të përfshirë në afera korruptive. 

Besueshmëria e Reformës në Drejtësi ka rënë dhe jemi në situatën kur qytetarët thotë se sot drejtësia është më keq se disa vite më parë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco