Kim: Keni mbushur xhepat tuaj dhe të fëmijëve. Mjaft më

Kim: Keni mbushur xhepat tuaj dhe të fëmijëve. Mjaft më

11:14, 20/10/2022
A+ Aa A-

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në fjalën e saj në 30-vjetorin e themelimit të Gjykatës Kushtetuese, u shpreh qartë se koha e atyre “që duan ta zvarrisin në të kaluarën Shqipërinë”, ka kaluar tashmë.

“Reforma në Drejtësi po ecën përpara dhe po sjell rezultate. Ata që e kundërshtojnë këtë progres, duan ta kthejnë Shqipërinë në të kaluarën, në një kohë kur gjykatësit dhe prokurorët mund të bliheshin apo kërcënoheshin, në një kohë kur njerëzit e zakonshëm nuk besonin te drejtësia”, tha ambasadorja.

Më tej, gjatë fjalës së saj, Yuri Kim ashpërsoi tonet: “Të gjithë ata që duan ta zvarrisin në të kaluarën Shqipërinë, ju them “Mjaft, koha juaj ka ikur”. Koha e telefonatave, dhuratave dhe kërcënimeve ka mbaruar. I keni shijuar privilegjet, keni mbushur xhepat tuaj dhe të fëmijëve tuaj. Kjo kohë ka përfunduar tashmë”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

kadri hasbiu20/10/2022 12:13

po moj kimete fjalet i thua te bukra ti po ne resme na del po me te korruptuarit e sektit rilindja pjelle e komunizmit

gjergj 20/10/2022 11:20

Po kjo akoma nuk i ka mbushur xhepat e saj? Apo do te tjera nga Edi Rama.

Shto koment

Denonco