Qeveria e Timonit dhe Tepsisë

Qeveria e Timonit dhe Tepsisë

08:18, 07/10/2022
A+ Aa A-

Nga Erion Dasho.

Para pesë vjetësh, Rama merrte votat e shqiptarëve në një mënyrë të paprecedentë. Pa program, pa premtime, por vetëm nëpërmjet një talljeje masive që kombinonte daljen me jamamoto, timonin dhe tepsinë.

Paradoksalisht, arriti të fitojë i vetëm maxhorancën, çka flet më shumë se çdo gjë tjetër për nivelin e respektit që ka për veten e vet votuesi shqiptar.

Rezultati është se tashmë na qeveris një shtet ronxho-bonxho, që midis shumë skandaleve të paprecedent, ka nxjerrë edhe të gjithë të dhënat e qytetarëve të vet në mexhlis si pasojë e skandalit të e-Albania.

Të dhënat e fundit janë ato të 105 mijë qytetarëve të hetuar për krime të dyshuara. Më keq se kaq, zor se mund të ketë.

Mirë trushplarët që votuan Ramën kur bënte fushatë me poture, po shqiptarët e tjerë ç'kusur kanë?!

(PS nga autori): Kushdo që për shkak të padijes ose indoktrinimit do të përpiqet të japë argumente të tipit "sulme kibernetike ndodhin në gjithë botën", do të bllokohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gima07/10/2022 11:32

Q'far race jan kta shiptaret e shipris,si munden me duru nje kryeminister te gerditshem,te flliqet,antishqipetar,a aq shume jan te pa dinjitetshem shqiotaret nga shqiperia a???.

DEMOKRATI I BAZS07/10/2022 09:17

Populli shqiptar është populli më i depersonalizuar mbi Tokë!! PKSH, më pas PPSH vendosi me propagandë, me mashtrime, me demagogji dhe me dhunë diktaturën komuniste dhe dënoi, burgosi, masakroi, eleminoi dhe zhduku të gjithë kundërshtarët e saj politike, duke mbjellë frikë dhe terror në çdo qelizë të popullit shqiptar. I mori popullit me dhunë gjithçka, çdo pasuri dhe mjet monetar, i shtetëzoi që të gjitha, edhe mendjen, edhe trupin, të gjithë qenien e tij psiko-fizike dhe e shndërroi popullin shqiptar psikologjikisht në ushtar të bindur lejfenist të partisë, në servil, në egoist dhe frikacak dhe të varur në çdo aspekt, deri në gen dhe në çdo qelizë të trupit brez pas brezi nga Partia dhe nga shteti diktatorial. Diktatura komuniste ia hoqi popullit çdo pushtet, çdo të drejtë, çdo liri, nga e drejta e fjalë dhe deri tek e drejta e votës së lirë, i hoqi çdo personalitet, çdo dinjitet, i mohoi madje edhe qënien e tij individuale, e shpronësoi edhe nga vetja e tij duke e kthyer në një qënie kolektive!! Pasojat e të cilave vazhdojnë akoma edhe sot dhe të njëjtën politikë po ndjek edhe Edvin Rama sot. Një popull që proteston, një popull që kundërshton, një popull që lufton dhe fiton është vetëm ai popull që ka pronën e vet, të ketë vendin e punës me djersën dhe mundin e vet të mbrojtur me ligj!!! Populli shqiptar është një popull që nuk ka pronë, as vendin e punës nuk e ka të vetën, nuk e ka me mund, me meritë dhe me djersë!!! Edhe atë pronë dhe vend pune që ka, ia ka dhënë, ia ka dhuruar, ia ka falur dhe dokumentuar pushteti, partia dhe politika. Këtë pronë dhe vend pune pushteti, partia dhe politika mund t'ia marrë, t'i grabisë dhe t'ia shkatërrojë në çdo moment, sepse nuk është e tija, dhe populli shqiptar e di mirë këtë, dhe prandaj, trembet, intimidohet, shantazhohet dhe ka frikë të ngrihet kundër pushtetit që e konsideron si padronin e jetës së vet. Ky është dallimi kryesor dhe themelor midis popullit shqiptar dhe atyre popujve evropianë dhe perëndimorë që ngrihen dhe protestojnë, luftojnë dhe fitojnë ndaj çdo pushteti, partie, politike dhe ndaj mbretit!!!! Prandaj, po nuk u kthye prona të zotit, po nuk u mbrojt vendi i punës me ligj, po nuk e dënuan të korruptuarit, hajdutët dhe kriminelët me pushtet, Shqipëria nuk ka për t'u bërë KURRË! Në gjendjen që është katandisur sot Shqipëria, një ndikim dhe një rol mjaft negativ, me mbështetjen që i kanë dhënë Ramës, kanë luajtur edhe faktori ndërkombëtar dhe BE në përgjithësi, dhe sidomos qeveria sorosiane e SHBA në veçanti!! Kemi 1 vit që kremtojmë 100-50=50 vjet marrëdhënie diplomatike SHBA-Shqipëri!! Pas këtyre 100 vjetëve të këtyre marrëdhënieve, sot Shqipëria, fatkeqësisht, është më keq, më sterr dhe më zi nga çdo aspekt se sa ishte para 100 vjetësh, përpara lidhjes së së këtyre marrëdhënive "strategjike"!!!! Deri përpara 10-12 vjetësh, Amerika e ndihmoi Shqipërinë, demokracinë e brishtë shqiptare, popullin dhe kombin shqiptar. Ndërsa sot është pikërisht qeveria e sorosiane e SHBA që e ktheu Shqipërinë 70 vjet prapa, nga çdo aspekt, politik, demokratik, social dhe ekonomik!!!! Prandaj sot, asnjë shqiptari në botë, përveç krerëve të narko-bandës kriminale-sorosiane "Rilindja", dhe shoqes Kimete, nuk i shijon, nuk i intereson dhe nuk i vlen më, ky 100-50=50 vjetor!!!!!

Shto koment

Denonco