Çela: Shqetësuese! Nëse pedagogëve nuk iu plotësohen kërkesat, do bojkotojnë mësimin

18:32, 05/10/2022
A+ Aa A-

Gazetarja Fjona Çela komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv protestën e pedagogëve ditën e sotme. Çela tha se kanë hartuar një peticion prej 9 pikash ndërsa theksoi se kryesore mbetet rritja e pagës. Sipas saj, nëse pedagogëve nuk iu plotësohen kërkesat, do bojkotojnë mësimin.

"S'kanë arritur një dakordësi. Kanë dërguar edhe peticionin në Ministrinë e Arsimit, janë pritur nga përfaqësues por s'pati dakordësi mes palëve. 9 kërkesat e tyre nuk u plotësua, por disa për të cila ministria nuk ua plotësoi por i dha një shpresë."-tha gazetarja.

Më tej Fjona Çela theksoi se nëse do kishte pasur përgjigje pozitive ndaj kërkesave të tyre, s'do kishte pasur protestë.

"Kanë parë si armë kryesore zhvillimin e protestës. Shqetësuese në aktualitetin e studentëve dhe pedagogëve është se rrezikohet mësimi për datën 17.

Shënon vitin e ri akademik. Pedagogët kanë drejtuar një ultimatum ndaj qeverisë që nëse s'plotësohen kërkesat, do bojkotojnë zhvillimin e mësimit dhe do të bëjnë një protestë tjetër po në këtë datë."-tha Çela.

Sakaq, sipas gazetares edhe studentët të pakënaqur me kushtet, kanë menduar të bojkotojnë mësimin duke u bashkuar me pedagogët të cilët kërkojnë rritjen e pagës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco