Malltezi: Përgënjeshtrim inceneRamës dhe mediumeve të dirigjuara me regji nga Edvin Rama

Malltezi: Përgënjeshtrim inceneRamës dhe mediumeve të dirigjuara me regji nga Edvin Rama

14:33, 22/09/2022
A+ Aa A-

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi, njëherazi një prej pronarëve, të tokës së ish klubit Partizani, komentoi një ditë më parë hetimet e nisura për privatizimin e këtij kompleksi. Malltezi u shpreh se këto hetime janë një tymnajë për të larguar vëmendjen, nga aferat korruptive, pasi bëhet fjalë vetëm për kthimin e pronës, te pronaret legjitime.

Ndërkohë që gjatë ditës së sotme ai ka reaguar sërish me nje postim në faqen e tij në facebook ku shpjegon të vërtetat e akuzës së ngritur dhe të vërtetat e pronësisë së tokës.

I plotë:

Përgenjështrim inceneRamës dhe mediumeve të dirigjuara me rregji nga Edvin Rama

Sot  mediumet e dirigjuara nga Edvin Rama dhe shumë prej tyre të paguara nga paratë mafioye të inceneratorëve kanë hedhur shashkën e Sport Klub Partizanit për të sfumuar vjedhjen galopante të 430 milion eurove nga Rama-Ahmetaj-Veliaj-Agaci.

Në respekt të publikut sqaroj sa më poshtë:

Genjeshtra e parë e Ramës dhe lëpirësve të tij është kur deklarojnë se toka e 5 familjeve pronarëve të vjetër ishte shpronësuar nga Italia dhe për këtë citojnë dekretin e datës 25.01.1940 te Jakomonit, konfirmuar me dekretin 09.11.1940 nga shefqet Verlaci. Bazuar mbi këtë mashtrim, lëpirësit e paguar nga inceneratoret si mjero, bolino, si edhe disa vullnetarë thone se “Jamarbër Malltezi ka përdorur dokumente të fallsifikuara”! Ky mashtrim publik përbën shpifje dhe do të marrë përgjigje ligjore.

Genjeshtra i ka këmbët e shkurtra, siç duket nga dekreti i Jakomonit që vetë mashtruesit citojnë (bashkangjitur) i cili shpronëson 9 familje krejt të tjera nga ato që kishin tokën aty ku hajdutët komuniste e vodhën për interesat e tyre. Siç shihet nga dekreti (por edhe nga dokumentet me firmë të pronarëve të shpronësuar) të shpronesuara janë familjet Xhepa, Kurdari, vellezerit Qoraliu, etj. dhe asnjë nga 5 familjet pronare tek ish klubi qe ishin Begeja, Llagami, Vaqari, Ali-Mehmeti dhe Saliaga.

Mjafton ky mashtrim i trashë i botuar në gjithë fletushkat e majta për të kuptuar se kemi të bëjmë me shashkën e rradhës që synon të zhurmojë aferën e inceneratorëve dhe skandalet e tjera të Edi Ramës.

Procesi i kthimit të pronës ka filluar qysh para 30 vitesh nga Nexhat Llagami, Jalldiz Sefa-Begeja, Haki Begeja, Luan Saliaga, Fiqiri Ali-Mehmeti, etj., pra nga pronarët që ishin gjallë kur komunizmi ju vodhi tokën dhe e kërkuan për së gjalli qysh në 1992. Kthimi i pronave ka vijuar nga 1993 deri në 2007, pra mbi 14 vjet, përmes një procesi të gjatë dhe skrupuloz. Qysh në 1994 e me pas në 1996, 1998, 1999, 2000, 2001, 2006 dhe 2007 janë me dhjetra vendime të ish komisionit të kthimit të pronave që njohën dhe pjesërisht kthyen pronen tek pronarët legjitime. Brezi i pronarëve të gjyshes sime ndoqën proceset dhe moren vendimet e njohjes dhe pjesërisht të kthimit të pronës.

Ligji i kthimit të pronave të 2004 në nenet 6 dhe 8 shprehej se pronat e Ministrisë së Mbrojtes i kthehen pronarëve, dhe se deri në përfundim të privatizimit shteti detyrohet të paguajë qera! Pra, ligji detyron shtetin qe ka tokën e pronarit privat ose (i) të rrijë me qera, ose (ii) privatizim ose (iii) shpronesim për interes publik. Nese ka një shkelje është se shteti nuk ka paguar qera për 3 vjet që zgjati procesi!

Ata që therrasin se u shkaterrua klubi, gënjejnë paturpësisht. Objektet e kishin dalë jashtë funksionit shume vite më parë, pasi ishin kthyer në banesa për banorë informalë, sikunder provon shkresa e 2006.

Mashtrimi tjeter lidhet me pretendimin e perfshirjes së Berishes në këtë proces. Në fakt Sali Berisha ska pasur asnjë tagër në këtë process dhe nuk ka firmosur asnjë segment te tij. Procesi i privatizimit ka fillesat tek qeveria e PS. Qysh në 2005 Anastas Angjeli, Blendi Klosi e Pandeli Majko konfirmuan me shkresa se ishin dakort që të privatizohej.

Veç kësaj terrenet kërkoheshin të privatizoheshin nga uzurpatorë të klubit, të cilet pa asnje titull kishin zaptuar si klubin ashtu edhe terrenet sportive në kundërshtim me ligjin. Procesi i privatizimit të objekteve të rrënuara dhe me mbi 40 familje informale brenda ketyre objeketeve zgjati thuajse 3 vjet! Mbi 8 zyrtarë të bashkisë së Edi Ramës firmosën çdo fletë të gentplaneve të privatizimit, pikërisht sepse procedura ishte detyrim ligjor. Pati persona të korruptuar që kishin interes që të vijonte vjedhja e pronës private, gjë që vonoi procesin për 3 vjet por ligji prevaloi.

Krahasoni këto procese të stergjata me atë sesi Bolino bëhet pronar i 5000 m2 tokë dhe ndërtesë 2 katëshe caktuar për gjimnaz mes Tiranës! Veç 3 copa letra nga Edi Rama dhe dikush pa asnje lidhje vjen dhe bëhet pronari më i madh në Tiranë!

Mashtrimi e rradhës vijon sikur unë kam marrë prokurë përfaqsimi nga 5 familjet e Tiranës. Një praktikë e tillë do të qe fare normale, si një marrëdhënie private midis ish pronarëve, por serish është krejt e pavertetë, për të provuar edhe një herë se e gjithë zhurma e prodhuar është veçse një genjeshtër. Unë kam prokurë përfaqësimi veç nga familja ime, siç kanë pasur edhe 3 persona të tjerë të familjes sonë.

Ka edhe mashtrime të tjera të trasha sikur leja e zhvillimit të pronës është lëshuar nga Basha, por në fakt lejet janë lëshuar nga të tre kryebashkiakët, përfshi Rama, Basha dhe Veliaj.

Për të marrë token e tyre bosh, si dhe disa objekte të uzurpuara e me banorë informale brenda, ish pronarët u detyruan të paguanin për privatizimin rreth 800,000 USD dhe përsëri, pronaret fisnike të Tiranës nuk nxorrën në rrugë asnjë nga 40 familjet informale që jetonin aty, por ju dhanë apartamente banimi ose kompensim sipas rastit. Kjo dha një kosto shtesë për ish pronarët, por fisniket nuk nxorrën njëri në rrugë. A tregon dot Incene-Rama një rast të vetëm ku një projekt zhvillimor i ka bërë pjesë të zhvillimit edhe banorët informale? Kemi të fresket rastet e Astirit, Shkozës, rrugës 5 Maji. Jemi vite drite larg.

Kthimi i pronës tek familjet pronarët është detyrim ligjor për kthimin e sendit të grabitur nga komunizmi, ndërsa dhoro e tokave publike për Xhaçken, Gaz Pajën, Bollinon dhe krimin e organizuar është veper penale se nuk mund të dhurosh pa përfunduar kthimi i pronave tek pronarët.

Ndaj në respekt edhe te familjeve pronare që ju cenohet nderi dhe dinjiteti nga keto mashtrime me rregji për të hequr vemendjen, do të vijohet me padi ndaj lepirësve të Ramës. As vonesat e drejtësisë me rregji dhe as shashkat e Rames për të zhurmuar inceneratorët nuk na impresionojnë. Ligji, e verteta dhe e drejta e Zotit janë të thjeshta dhe plotësisht në anën e pronarëve fisnikë të Tiranës.

Shkarko dokumentin

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lomy22/09/2022 18:02

Ky eshte edhe imbeçil edhe e di veten per sh te zgjuar. Problem i madh..

Shto koment

Denonco