Meta me përfaqësinë e Vatrës: Mirënjohje për angazhimin e palodhur në promovimin e kombin shqiptar

Meta me përfaqësinë e Vatrës: Mirënjohje për angazhimin e palodhur në promovimin e kombin shqiptar

19:06, 19/08/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shpërndar një foto nga takimi që ka zhvilluar me një përfaqësi të Federatës Pan-Shqiptare "Vatra"

Meta ka shprehur mirënjohje angazhimit të palodhur dhe përpjekjeve shekullore të vatranëve për të shpëtuar kombin shqiptar, mbrojtur dhe promovuar identitetin tonë kombëtar

Postimi i Metës:

I lumtur të mirëprisja sot në një takim vëllazëror një përfaqësi të Federatës Pan-Shqiptare "Vatra", z.Mondi Rakaj, z.Tasim Ruko dhe z.Mersin Gjini, të cilët i falenderova edhe njëherë për pritjen shumë të ngrohtë në Neë York ku festuam së bashku 110-vjetorin e themelimit të saj.

Mirënjohje angazhimit të palodhur dhe përpjekjeve shekullore të vatranëve për të shpëtuar kombin shqiptar, mbrojtur dhe promovuar identitetin tonë kombëtar europian, mundësuar pavarësinë e Shqipërisë dhe të Kosovës, si dhe përshpejtuar proceset tona demokratizuese dhe integruese.

Ndamë shumë ide të çmuara për rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe diasporës tonë në SHBA, për të qenë pjesëmarrës shumë më aktivë dhe vendimmarrës në zhvillimet e vendit tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco