Meta: E mrekullueshme ideja e 'primareve' e z. Berisha edhe në rastin e një koalicioni!

Meta: E mrekullueshme ideja e 'primareve' e z. Berisha edhe në rastin e një koalicioni!

14:18, 19/08/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka folur sot për bashkëpunimin me Partinë Demokratike dhe forcat e tjera opozitare për zgjedhjet e ardhshme vendore duke e cilësuar si të mrekullueshme, idenë e primareve për zgjedhjen e kandidatëve më të mirë që ka future në PD, z. Sali Berisha.

Pyetja që iu drejtua z. Meta ishte: Keni zhvilluar takime me strukturat në Tiranë, Durrës në Vlorë dhe Elbasan, ku keni bërë me dije që të punojnë për zgjedhjet vendore të vitit 2023 e ndoshta mund të ketë dhe zgjedhje të parakohshme më herët, kështu keni deklaruar nga Vlora. Sot z. Berisha tha se do të jetë pjesë e koalicionit dhe me Partinë e Lirisë por kandidatët e zgjedhjeve vendore të 2023-it do të zgjidhen nga primaret. Keni ju një koment dhe a do të ketë një formulë zgjidhjeje përsa i takon kandidatëve për vitin 2023? Do të jenë kandidatë të përbashkët apo do të jenë kandidatët tuaj?

Ilir Meta: Kjo padyshim që është një çështje që ka rëndësinë e saj, aq më tepër kur jemi në kushtet e një pushteti vendor antikushtetues, ilegjitim dhe njëpartiak, ku opozita nuk ka asnjë këshilltar në të gjithë territorin e republikës së Shqipërisë  dhe unë i fton të gjithë opozitarët ku janë, jo vetëm të Partisë së Lirisë, të Partisë Demokratike, po të të gjitha forcave të tjera, shoqërisë civile, të forcojnë monitorimin ndaj bashkive, vendimeve të këshillave bashkiake. investigimin dhe denoncimin se dihet, edhe atje ka afera të ngjashme si kjo e inceneratorëve në qendër - atje kudo ka afera lokale se nuk ka asnjë lloj kontrolli nga ana e opozitës dhe ne padyshim që do të bashkëpunojmë me të gjitha forcat e vërteta opozitare për t’ia kthyer të gjithë pushtetin vendor qytetarëve.

Përshëndes idenë e primareve që ka futur z.Berisha në Partinë Demokratike. Është një ide e mrekullueshme dhe në rastin e një koalicioni kjo mund të ishte një ide e mrekullueshme për të gjithë koalicionin jo thjesht për të zgjedhur kandidatët e njërës apo tjetrës parti, por për të zgjedhur kandidatët më të mirë të opozitës për të gjitha bashkitë tona sepse ky është shqetësimi ynë më i madh, si të përmirësojmë standartet e qeverisë vendore që kanë degraduar aq shumë sa kjo e Edi Ramës, sa ka shpallur procesin e falimentit të të gjithë këtyre bashkive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco