Avokati i banorëve që preken nga projekti i 'Unazës së Madhe': Aktmarrëveshja anti-ligjore dhe e paqartë

17:56, 17/08/2022
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv ishte Arben Llangozi, avokat i banorëve që po protestojnë dhe kundërshtojnë mënyrën anti-ligjore që po përdor qeveria dhe bashkia kamëz në kompensimin e pronave që preken nga projekti i Unazës së Madhe, ka kërkuar që banorët të mos bien pre e mashtrimeve dhe lajkave të bashkisë.

Sipas tij akt-marrëveshja është antiligjore sepse nuk parashikon mënyrën dhe kohën se kur banorët do të kompensohen nga shteti.

"Akt-marrëveshja që pas daljes nga VKM rreth një muaj më parë u është propozuar qytetarëve. Në vetvete ajo nuk ka përmbajtje se si do të veprohet dhe kompensohen pronarët e tokës dhe banesave. Ajo nuk shpjegon rrugët dhe mënyrat se si do të procedohet nga qeveria për të kompensuar qytetarët.

Qeveria ka në akt-marrëveshje që do të kompesojnë të gjithë banorët që janë prekur nga investimi por nuk e ka përcaktuar se çfarë kompensimi do të kenë, kjo tregon që shteti është kapur në paligjshmëri.

Në kontratë të drejtat dhe detyrimet do të jenë të dyanshme ndërsa në këtë aktmarrëveshje mungon kjo është antiligjore dhe u bëj thirrje banorëve ta refuzojnë këtë gjë pasi Bashkia e Kamzës është në paligjshmëri dhe po përdorin skemën përça e sundo."- u shpreh avokati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco