Simon Mirakaj: Havzi Nela është faqja më e shndërritshme e historisë

Simon Mirakaj: Havzi Nela është faqja më e shndërritshme e historisë

20:41, 10/08/2022
A+ Aa A-

I pranishëm në tryezën për të diskutuar për Havzi Nelën dhe poetët e vrarë, i përndjekuri politik, Simon Mirakaj është shprehur se ai është një faqe e shndërritshme e historisë së Shqipërisë.

‘Para se me fillu me fole për poetin martir Havzi Nelën, i lutem Zotit të më japë fuqi për të mbajtur emocionet. Kjo ngjarje nuk tronditi vetëm Kollovozin, fshatin e tij të lindjes, Kukësin, por prej kombin.

Papa Françesku thotë në mesazhin e tij që ‘E zgjodha Shqipërinë jo si vendin më të gatshëm, por si vendin që ka vuajtur më shumë nga komunizmi’.

Havzi Nela është faqja më e shndërritshme e historisë. Emri i tij ka hyrë me germa të arta në histori. Cili ishte faji i tij. Faji i vetëm  ishte se me atë inteligjencën e tij i dha dritë Kollvozit që ishte i rrethuar nga varfëria që kishte shkaktuar diktatura. Atdhe dashuria e tij e treguar e tregon me atë dy radhë që kishte lënë në letër në kufi ku shkruan: Atdhe po largohem me zemër të plasur.

Havziu është i pavdekshëm, do të jetë simbol edhe për të rinjtë me qëndresën e tij’, tha Simon Mirakaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco