SKANDALI! Rama në dhjetë vjet asgjësoi dhe falimentoi Bashkitë!

SKANDALI! Rama në dhjetë vjet asgjësoi dhe falimentoi Bashkitë!

11:38, 09/08/2022
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili

Edi Rama, pas dhjetë vjet qeverisje, përfundimisht i falimentoi edhe financiarisht Bashkitë që drejtohen nga vetë Kryetarët e rilindjes.

Bashkitë e rrëmbyera nga Edi Rama u vodhën dhe plaçkitën nga korrupsioni dhe tani janë zhytur në borxhe që janë pasojë e vjedhjes pa fre të Qeverise në çdo drejtim.

Edi Rama, pas dhjetë vjet qeverisje, i shndërroi Bashkitë në bordero, që vetëm paguajnë patronazhistë dhe nuk ofrojnë asnjë shërbim.

Edi Rama, pas dhjete vjet qeverisje, u rrëmbeu edhe Ujësjellësat Bashkive.

Asgjësimi dhe falimentimi i Bashkive, të cilat tani i rrëmben dhe i fut në grusht Edi Rama dhe qeveria pas dhjetë vjet qeverisje, është një veprim shumë i rëndë mafioz.

Pas dhjetë vjet qeverisje të Edi Ramës, në vend që Bashkitë të merrnin gjithnjë e më shumë kompetenca për t’u ofruar qytetarëve shërbimet sa më afër vendbanimit dhe sa më shpejt, ndodhi e kundërta, ato praktikisht asgjësohen përfundimisht si Pushtet Lokal.

Çdo ditë në këto dhjetë vjet të Edi Ramës është një dështim, një hall më shumë për njerëzit e thjeshtë dhe një ditë fitimesh dhe vjedhjesh për Qeverinë, oligarkinë, trafikantët dhe mafiozët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco