‘7korriku’/ Burimi: Protestoni edhe para ambsadës së SHBA! Yuri Kim tradhtoi shqiptarët, skandaloze

18:13, 06/07/2022
A+ Aa A-

Gazetari Genc Burimi i ftuar në emisionin 'Task Force' në Syri Tv komentoi protestën e thirrur nga kreu i PD Sali Berisha më 7 korrik.

Burimi deklaroi se nesër qytetarët duhet të protestojnë edhe para ambasadës amerikane, ndërsa shtoi se Yuri Kim ka tradhtuar zgjedhjet në Shqipëri.

“Ajo ambasadë meriton një protestë, ka qenë garant i zgjedhjeve që i tradhtoi, ishte garante për SPAK. Ku është sot Yuri Kim, turp, skandal. Shpallën non grata pas asnjë provë një person që ka qenë në pushtet para 8 vitesh.

Korrupsioni sot po merr para Shqipërinë, inceneratorët, këta sot nuk gjejnë një njeri për të shpallur non grata.

Diplomatët nuk duhet të qepin gojën por të reagojnë ndaj qeverisë së Ramës.”-tha Burimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco