PS 'vret' votën/ Rama emëron kryetarët e degëve në 61 bashkitë e vendit

PS 'vret' votën/ Rama emëron kryetarët e degëve në 61 bashkitë e vendit

18:55, 01/07/2022
A+ Aa A-

Partia Socialiste certifikoi farsën e saj zgjedhore. 

Edi Rama ka caktuar kryetarët e degëve të PS në 61 bashkitë e vendit, ndërsa zyrtarisht partia që qeveris vendin ka vrarë votën dhe garën. 

Pas mbledhjes së Kryesisë, Bledi Klosi, kryetar i Komisionit të Posaçëm Zgjedhor, lexoi emrat e kryetarëve të degëve. 

Në Tiranë, Edi Rama ka emëruar kryetar dege të Partisë Socialiste, kryebashkiakun Erion Veliaj. 

Kujtojmë, që si Veliaj ashtu edhe 60 kryetarët e tjerë të degëve të PS, nuk janë votuar nga anëtarësia, por janë të emëruar nga Edi Rama. 

Partia Socialiste ka vite që nuk bën zgjedhje brenda vetes. 

Procesi i ashtuquajtur i riorganizimit ishte një farsë fund e krye, pasi anëtarësia legjitime socialiste, me të drejtë vote, u zëvendësua nga një komision i përzgjedhur nga Edi Rama.

Ishte ky komision që caktoi se kush do të jetë kryetari i degës së PS në qytetin përkatës. 

Pra, nuk kemi të bëjmë me votë, por me farsë. 

Kryetarët e rinj të degëve të PS nuk janë të zgjedhur e as kanë kaluar në filtrat e garës brenda partiake, por të emëruar me urdhër të Edi Ramës. 

Kryetarët e PS të emëruar nga Rama

Qarku Shkodër

Shkodër- Ilmi Lakti, Miral Petani

Malësi e Madhe- Lulzim Zaraj

Vau i Dejës- Kristjan Shkreli

Pukë- Anjeza Doda dhe Pajtim Zeqiri

Fushë Arrëz Ervin Doda

Qarku Kukës

Kukës- Anila Sokoli, Besmir Lamallari

Has- Do të ripërsëritet procesi

Tropojë- Egzon Bashkurtaj

Qarku Dibër

Dibër-Alma Selami, Danjel Gjura

Bulqizë- Albion Gjini, Festime Mjeshtri

Klos- Armando Gjini

Mat- Hasan Pasha dhe Lindita Barci

Qarku Durrës

Durrës- Luan Zaza

Krujë- Redon Roshi

Shijak- Fatmir Koci

Qarku Tiranë

Tiranë- Erion Veliaj

Kamëz- Rebeka Sulejmani

Vorë-Endrisa Haxhiu

Kavajë- Marinela Aliaj dhe Shpend Barameta

Rrogozhinë- Lufti Kashari

Qarku Elbasan

Elbasan- Ardit Demiri dhe Ermira Urupi

Belsh- Mariglen Bali

Cerrik- Tomor Zaimaj

Peqin-Bukurosh Maci

Gramsh-Enis Zani

Librazhd- Fatbardha Qatja

Prrenjas- Haxhi Collaku

Qarku Berat

Berat- Valbona Zylyftari

Dimal- Adelina Vangjeli dhe Albana Kora

Kuçovë- Gentjan Qafoku, Renata Baçi

Polican- Erjon Zylyftari, Sara Satka

Skrapar- Edmond Omeri dhe Xhanina Kushova

Qarku Korçë

Pogradec- Erion Thëngjilli

Maliq- Orlind Demollari, Rudina Brego

Korçë- Anxhela Tao dhe Petrika Tollfuçi

Devoll- Genti Lakollari dhe Zerina Sinani

Pustec- Katerina Ago, Sandri Nikolla

Kolonjë- Eraldo Xhelili

Qarku Gjirokastër

Gjirokastër- Gentjan Llogo dhe Mihare Lapa

Dropulli- Kristo Vorsane

Libohovë- Dhurata Demiri, Jani Memo

Përmet- Ervin Tuçi

Këlcyrë- Hodjan Selmani

Memaliaj- Edmonda Harizi

Tepelenë- Dino Selimi, Kleona Bahja

Qarku Vlorë

Vlorë- Admir Malaj

Selenicë- Nertil Bellaj

Himarë- Rispërsëritje të procesit

Delvinë- Izet Sinaj

Finiq- Thoma Kallojeri

Sarandë- Elron Gjoni

Konispol- Kristo Mallanezo

Qarku Lezhë

Lezhë- Florian Gjini

Kurbin- Bernard Pale

Mirditë- Marjana Prenga, Reunar Kolaj

Qarku Fier

Fier- Adela Hysenaj, Ramion Kurti

Lushnje- Merjeme Dervishi, Erges Krakulli

Divjakë- Agim Maka

Patos- Artjol Hoxhaj dhe Suela Hoxhaj

Roskovec- Ripërsëritje të procesit

Mallakastër- Zamir Malasi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco