Vokshi-Kushit: Jep dorëheqjen, me Ramën e kanë kthyer arsimin në celulë të PS

Vokshi-Kushit: Jep dorëheqjen, me Ramën e kanë kthyer arsimin në celulë të PS

14:18, 29/06/2022
A+ Aa A-

Deputetja Albana Vokshi në një komunikim për mediat tha se këtë të mërkurë ka marrë pjesë në seancën gjyqësore për një padi të bërë ndaj ministres së Arsimit Evis Kushi, për tezat e provimit të maturantëve të cilat u dolën para provimeve.

‘Sot isha në seancë gjyqësore për një padi të ministres Kushi, për denoncimin që kam bërë për nxjerrjen e tezave. ishte seanca e parë që quhet seanca pajtuese, por ministrja Kushi nuk ndodhej. E pata të pamundur për të paraqitur provat pasi ministrja Kushi nuk ishte.

Ministrja sa kohë harxhon nëpër gjyqe duke bërë të pafajshmen do ishte mirë nëse i ka mbetur një fije morali të jepte dorëheqjen’, tha ajo.

Deklarata e plotë e deputetes, Albana Vokshi:

Sot u paraqita personalisht para Gjykatës së posaçme pas padisë së Ministres së Arsimit Evis Kushi. Zonja më paditi për denoncimin e bërë prej meje, para disa javësh, pas sinjalizimeve të mësuesve të qarkut Elbasan për nxjerrjen dhe shpërndarjen e tezave të provimit për mësuesit e arsimit parauniversitar.

Ishte seanca e parë pajtuese, por për çudi, Ministrja Kushi nuk ndodhej në seancëashtu siç ligji e përcakton.

Unë kisha me vete të gjitha provat dhe faktet, por edhe pse jo pasojat për keqmenaxhimin e proceseve në Ministrinë e Arsimit, njëri prej të cilëve, edhe testi për vlerësuesit e arsimit parauniversitar. E pata të pamundur t’i paraqes këto prova pasi Ministrja Kushi vendosi që të mos paraqitej.

I kërkova gjykatës që të thirrej në seancë ministrja Kushi, për t’ia paraqitur në prezencë sipas ligjit, të gjitha faktet dhe provat të cilat i ka denoncuar dhe do të vazhdoj t’i denoncoj.

Ministrja sa kohë harxhon nëpër gjyqe duke bërë të pafajshmen, por do të ishte në nderin dhe moralin e saj të kishte dhënë menjëherë dorëheqjen.

Koha e provoi qe pyetjet ishin po ato që u derguan ne inbox-in tim nga nje mesuese. 

Kjo tregon degradimin e sistemit arsimor. 

Evis Kushi ka përgjegjësi ligjore, ka përgjegjësi morale dhe përgjegjësi politike. Ajo duhet të kishte dhënë dorëheqjen. 

Arsimi sot gjendet në një pikë alarmante vetëm në vitet e qeverisjes së Ramës janë 208 mijë nxënës dhe studentë të larguar nga arsimi sepse ministrja Kushi dhe Edi Rama e kanë kthyer arsimin në celulë të Partisë Socialiste. 

Politizimi i sistemit dhe keqtrajtimi financiar i mësuesve janë arsyet kryesore pse sot arsimi është ne gjendjen me të keqe ne te gjithë historinë e vet.

Testet e maturës theksuan edhe njëherë gjendjen e rende te këtij sistemi. 

Kjo qeveri është armike e dijes dhe e zhvillimit.

 Nxënësit tanë po lenë shkollën dhe braktisin Shqipërinë. 

Pa dijen, pa arsimin, pa rininë, Shqipëria është në rrezik.

Si prind, u bëj thirrje nxënësve dhe prindërve të tyre, t’i bashkohen protestës më 7 korrik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Sofia29/06/2022 16:55

Eshtë e vërtete arsimi parauniversitar është degraduar,tezat në gjuhë e matematikëe anglisht në Elbasan kanë dalë që në orën 8 dhe shokët e shoqet e fëmijëve tanë i kishin të zgjidhura. Turp... Te korrigjimi mësues të.paaftë. Përvoja ime vjet me djalin ishte skandaloze përgjigjet ishin të sakta si te çelësi korrigjueset e paafta i kishin vënë 0 pikë. Ku të ankoheshe te Rezana Vrapi egërsira,mizorja që tallej me maturantët te protesta e Turit? Prandaj zhgënjehen maturantët dhe kur kanë mundësi shkojnë të studiojnë jashtë. Me gishta numërohen tani mësuesit.As nuk menaxhojnë klasat , jo të bëjnë mësim që sbëhet fjalë. Në maturë shkojnë tezat te kalamajtë e miqve dhe a thua se matura shtetërore respekton paanshmërinë dhe drejtësinë.Aspak. Mësuesit e gjimnazit kërcënojnë nxënësit për kurse dhe s' bëjnë mësim dhe gjëmb nuk u hyn në këmbë.Kanë zënë ato vende dhe janë të pazëvendësueshëm.Ka në shkollat 9 vjeçare mesues të shkëlqyernjëmijëherë më të zotë se ata po nuk i suporton njeri.Një shkollë kanë mbarruar. Gjithë shkollat janë mbushur me të paaftë. Duket kudo se arsimi po jep shpirt.E mbaruan këtë popull..

Sofia29/06/2022 16:54

Shto koment

Denonco