Vetëm të lidhurit me pushtetin kanë bërë para në emigracion…

Vetëm të lidhurit me pushtetin kanë bërë para në emigracion…

10:07, 24/06/2022
A+ Aa A-

Nga Hysni Gurra/

Ministrja e Jashtëme u thotë shqiptarëve vazhdoni ikni, se mbase u ndez fati dhe bëheni investitor strategjikë si burri im.

Në mbrojtje të akuzave të opozitës, zonja ministreshë, Xhaçka, është justifikuar siç rëndom ka bërë edhe shefi i saj se, paratë që ndërtojmë fshatra turistike në Jug të Shqipërisë i ka fituar burri në emigracion.

Janë mbi 1 milion shqiptarë që kanë 30 vite në emigracion.

Si ka mundësi vetëm këta që janë të lidhur me pushtetin kanë bërë aq shumë para në emigracion sa vijnë këtu dhe çuditërisht pasi bëhen deputetë e ministra, bëhen investitorë strategjikë?!

Si është e mundur që asnjë shqiptar, mjek, inxhinier, artist… nuk kthehen më në Shqipëri pasi ikin?

Pse kthehen vetëm këta dhe familjarët e këtyre?!

Për këtë pushtet nuk ke më çfarë thua për korrupsionin dhe inkriminimin në çdo qelizë të tij.

Këto dihen dhe kot që t’i numërosh më.

Ajo që nuk durohet më nga këta është se janë bërë aq të poshtër e arrogantë sa të fyejnë edhe inteligjencën.

Një tufë idiotësh, injoratësh, hajdutësh e mediokrish tallen me shqiptarët në sallën e Parlamentit, ne banaqet e blera televizive e kudo ku mundin nëpër rrjetet sociale.

Çdo shqiptar që është gati për të ikur nga ky vend nga mungesa e shpresës, çdo prind që s’ka fëmijët këtu, çdo emigrant që do vijë për pushime (duhet të vijnë edhe kastile madje) duhet të zbresin në shesh më 7 korrik.

Është koha që shqiptarët e ndershëm, shqiptarët e mençur, shqiptarët e zotë t’u tregojnë këtyre hajdutëve e injorantëve sesa të poshtër janë e sa poshtërsira kanë bërë në kurriz të një populli të tërë këto vite.

Olta Xhaçka dhe burri i saj, e shumë si këta që i shërbejnë këtij pushteti nuk janë kurrë më të zgjuar e më të zotë se Rudina Seseri, e cila erdhi, i pa edhe iku. E racës së këtyre ishte edhe ajo, prandaj e mora shembull, por ishte e pa aftë për të qenë kaq hajdute e mashtruese sa këta që mbetën këtu.

Atë që i njohin të dyja, Rudinën dhe Oltën le të ma hedhim poshtë argumentin.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco