‘7 korrik’/ Boçi: Këtu ka rënë sistemi si mos të bëhet protestë nga opozita! Janë kapur të gjitha pushtetet

21:14, 23/06/2022
A+ Aa A-

I ftuar në Çim Peka Live, deputeti dhe nënkryetari i PD-se Luçiano Boçi ka folur për protestën e datës 7 korrik e thirrur nga Shoqëria Civile me mbështetjen e Partisë Demokratike.

Boçi ka theksuar se gjendja në të cilën ndodhet Shqipëria është mjaft e rëndë dhe e keqja është bërë mal.

Sipas depuetit demokrat, në Shqipëri ka rënë sistemi dhe është urgjente thirrja e protestave nga opozita.

Boçi: E keqja këtu është bërë mal, por pajtimi me të keqen është e keqe më e madhe se e keqja e bërë mal. Këtu ka rënë sistemi si mos të bëhet protestë nga opozita. Këtu janë zaptar të gjitha pushtetet. Produkti i qeverisë është arbitrare në veprimet e saj dhe nuk po i dëgjon më qytetarët.

Ne nisemi nga realiteti. Këtu janë kapur të gjitha, njerëzit janë larguar janë 800 mijë të rinj. Kemi një gjendje ekonomike katastrofë. Të presim deri në shtator kur njerëzit të shtrihen në tokë. Forca reaguese duhet të jetë e madhe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco