Lubonja: Rama, siç është i buzëqeshur te fotografia, është edhe i kënaqur që morëm ‘Jo’ nga BE

Lubonja: Rama, siç është i buzëqeshur te fotografia, është edhe i kënaqur që morëm ‘Jo’ nga BE

20:32, 23/06/2022
A+ Aa A-

Analisti Fatos Lubonja  ka komentuar zhvillimet e fundit në Bruksel, ku Shqipëria mori një “Jo” tjetër për hapjen e negociatave.

I ftuar në News24, Lubonja u shpreh se Rama, siç është i buzëqeshur te fotografia, është edhe i kënaqur që po marrim “Jo”.

Lubonja: Mendoj se Rama ka ndjerë një lloj presioni, edhe të opinionit ndoshta, por besoj se nuk është më e rëndësishmja pse ndryshoi Rama. Dihet që këta kanë një projekt alternativë, paralel, “Ballkanin e Hapur”, por që njëkohësisht pretendojnë se nuk është kundër idesë së Evropës.

Hipotezat mbi këtë projekt janë të shumta, por njëra është se në këtë mënyrë i bëhet presion Evropës, që neve po ecim këtej, presion moral mund ta quajmë. Për mendimin tim kjo është një fasadë. Lepuri fshihet këtu, që Rama, siç është i buzëqeshur te fotografia, është edhe i kënaqur që po marrim “Jo”.

Kjo në kuptimin, se Shqipëria nuk e meriton. Nëse hyn atje, duhet bërë me seriozitet edhe nga Evropa, duke parë standardet e Shqipërisë. E keqja e debatit është se duket sikur ne i kemi plotësuar, i kemi të gjitha në rregull, dhe del Bullgaria e na bllokon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco