PD: Keqardhje për JO-në e Brukselit. Zgjidhja nuk është braktisja e vendit

18:15, 23/06/2022
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të Brukselit, për të mos hapur sërish negociatat me Shqipërinë.

Në një deklaratë për mediat, anëtari i Kryesisë së PD-së, Aldo Bumçi deklaroi se, si përherë Edi Rama ia hedh fajin të tjerëve, dhe jo vetes e qeverisjes së tij.

Deklaratë e PD, anëtari i kryesisë, Aldo Bumçi:

Partia Demokratike shpreh keqardhjen më të thellë për JO-në e marrë sot në Bruksel.

Shqipërisë nuk do t’i çelen negociatat.

Shqiptarët do të vazhdojnë të presin.

Rama, si përherë, e drejton gishtin nga të tjerët, por ai gisht po u futet në sy shqiptarëve.

Njëherë e ka fajin Europa, pastaj Maqedonia dhe tani Bullgaria.

Gishti i fajit nuk drejtohet kurrë nga vetja.

Shqiptarët e dinë dhe nuk presin integrimin e qeverisë, por zgjedhin mërgimin.

Kjo nuk është zgjedhje e lirë, është britma e pamundësisë.

Por, as zgjidhje nuk mund të jetë.

Ka vetëm një zgjidhje: të largohen ata që e kanë dorën në xhepin dhe gishtin në syrin e popullit.

Bashkojuni Partisë Demokratike dhe Shoqërisë Civile të lirë më 7 korrik.

#Shqipëria në rrezik

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco