‘Ende duke pritur Godonë’/ Rama poston foton me homologun e Maqedonisë së Veriut: Jemi mësuar me premtime absurde

‘Ende duke pritur Godonë’/ Rama poston foton me homologun e Maqedonisë së Veriut: Jemi mësuar me premtime absurde

09:39, 23/06/2022
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama vazhdon të shprehë skepticizimin e tij në lidhje me hapjen e negociatave, pasi Bullgaria nuk po heq veton ndaj Maqedonisë së Veriut.

Pas deklaratave për gazetarët nga Brukseli, Rama postoi një foto në Facebook me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, duke shkruar se janë duke pritur Godonë.

Rama thekson se janë mësuar me këto premtime absurde, por shprehet i përkushtuar për të  modernizuar vendin me frymën evropiane.

“Ende duke pritur për Godonë? Jo, ne jemi mësuar me këtë premtim absurd dhe jemi më shumë se kurrë të përkushtuar që të shtyjmë përpara modernizimin e vendeve dhe rajonit tonë me frymë të palëkundur evropiane”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco