VIDEO/ Gaz Bardhi kundër propozimit të PD për emërimin e Simon Mirakës, flet me gjuhën e Taulant Ballës

17:26, 27/05/2022
A+ Aa A-

Taulant Balla, Gazment Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj janë shkrirë në një. 

Kanë të njëjtin diskurs dhe artikulim, asnjë dallim ideologjik e as partiak, çfarë ka thënë Balla ose Rama dje, i përsërisin sot Bardhi e Alibeaj si qëndrime të tyre. 

Gazment Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj sillen e veprojnë si përfaqësues të Partisë Socialiste dhe Edi Ramës. 

Sa herë ata dalin përpara kamerave, apo në studio televizive duket sikur kontrollohen dhe komandohen nga Taulant Balla. 

Ajo që ndodhi këtë të premte në Komisionin Parlament të Ligjeve është më shumë se e turpshme. 

Gazment Bardhi dënoi publikisht propozimin e PD për emërimin e Simon Mirakës si anëtar në Autoritetin për hapjen e dosjeve. 

"Keni bërë një betim ju, grupi parlamentar, që nuk do të votoni asnjë person që nuk votoni një person të propozuar nga non grata, Sali Berisha. Dhe sapo votuat një person që e ka propozuar Sali Berisha. I qëndroni ju vendimeve tuaja? Apo e bëni thjeshtë për propagandë. 6 muaj që betoheni çdo dokument që vjen me firmën e non gratave rrëzohet, nuk merret në shqyrtim".  

Po me të njëjtën gjuhë do të shprehej në 12 maj, Taulant Balla teksa fliste për Partinë Demokratike dhe liderin e saj, Sali Berisha. 

"Njëri prej deputetëve propozues quhet Sali Berisha, kemi marrë vendimin që të rrëzojmë çdo propozim që mban firmën e tij". 

Bardhi dhe Alibeaj jo vetëm flasin me gjuhën e Ballës dhe Ramës, por edhe në veprime janë një miniaturë e shëmtuar e tyre. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco