Siguria/ Takimi i Vendeve të Europës Juglindore, Mediu: Vendet e NATO-s duhet të kenë qëndrim të njëjtë

Siguria/ Takimi i Vendeve të Europës Juglindore, Mediu: Vendet e NATO-s duhet të kenë qëndrim të njëjtë

12:51, 27/05/2022
A+ Aa A-

Perpara takimit Të Vendeve të Evropës Juglindore zhvilluar në Rumani, Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu u prit në takim nga Kryeministri Rumun Nikolaj Ciuca (Nicolae Ciucă), bashkë me Mediun ishin dhe  përfaqësuesi i Kongresit Amerikan, parlamentit Britanik dhe Asambleës Parlamentare të OSBE.

Kreu i republikanëve shqiptarë falenderoi kryeministrin Rumun për mbështetjen që Rumania i ka dhënë Shqipërisë në antarësimin në NATO dhe negociatat për  BE..

Kryeministri Rumun shprehu mbështetjen për përfshirjen e Shqipërisë në nisma të rëndësishme sië është ajo e 3 Deteve, e cila mbas pushtimit të Ukrainës merr një rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillimin dhe  shmangien e varësisë energjitike të Europës nga Rusia dhe ndikimi Kinës.

Gjatë takimit në parlament Rumun,  Mediu së bashku me  deputetin Toni Gogu, morën pjesë në  konferencën për sigurinë. Në këtë konferencë mernin pjesë deputetë nga gjithë vëndet e Europës Juglindore, parlamenti Britanik dhe SHBA.

Kreu i PR Fatmir Mediu si bashkëorganizator i këtij aktiviteti me deputetë të parlamentit Rumun, vuri theksin se çështjet e sigurisë janë shumë komplekse dhe kërkohet që parlamentet të përfshihen gjerësisht.

Ai theksoj se Putin në mënyrë të paligjëshme sulmoj Ukrainën duke kërkuar të destabilizojë gjithë Evropën. Duket qartësisht se në këtë përpjekje Rusia ka një aleancë të qartë me Kinën.

Ai vuri në dukje se armatosja e Sërbisë nga Rusia dhe Kina duke shpenzuar rreth 3% të GDP pa pasur asnjë lloj kërcënimi, prania e Rusisë dhe Kinës në rajon, problemet në BiH, qëndrimi për shkëputje të Republika Sërbska në kordinim me Moskën, frenimi i dialogut Kosovë-Serbi dhe mosnjohja e pavarësisë Kosovës e bëjnë Ballkanin shumë të rrezikshëm.

Krahasimet që bëhen ndërmjet Kosovës dhe Ukarinës janë krejt pa baza dhe tregojnë qartë që Rusia kërkon të krijojë tensione në Ballkan.

Samiti i NATOs ka një rëndësi të jashtëzakonshme dhe kërkon që vëndet anëtare të NATO-s në ballkan të dalin me qëndrim të përbashkët për të shmangur influencat dhe  tensionet e mundeshme të stimuluara prej Rusisë dhe Kinës. 

Ne fund ritheksoj qëndrinin e Sekretarit të  Përgjithshëëm  të NATO-s se “ne duhet të pranojmë se zgjedhjet tona ekonomike kanë pasoja për sigurinë tone”.  Liria është më e rëndësishme se tregtia e lirë.   Mbrojtja e vlerave tona është më e rëndësishme se fitimi”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco