Meta shtrëngon duart me Yuri Kim: Nuk ka asnjë problem mes nesh

Meta shtrëngon duart me Yuri Kim: Nuk ka asnjë problem mes nesh

10:11, 25/05/2022
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta, mbajti një fjalim në një konferencë me titull ‘Trendi aktual i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan’, ku e ftuar është edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Meta shtrëngoi duart me ambasadoren amerikane, përpara se të fliste në konferencë. Për herë të parë zgjedhjeve të 25 prillit, Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim kanë shtrënguar sot duart.

Meta tha që institucionet duhet të rrisin vigjilencën dhe të parandalojnë trafiqet e qenieve njerëzore, i cili në Ballkan është në nivele të larta. Meta bëri thirrje që viktimat e trafiqeve të trajtohen si qenie njerëzore, e jo si burim provash.

“Një pjesë e konsiderueshme e viktimave të identifikuara janë qytetarë nga rajoni ynë. Një sërë masash janë marrë prej vitesh, por trafiku i fëmijëve është ende i konsiderueshëm. Pandemia e COVID-19 i bëri më të ekspozuar fëmijët nga trafikimi. Masat duhet të integrohen në sistemin e fëmijëve, duke bashkuar shërbimet sociale dhe arsimore. Lufta kundër trafikimit duhet të bazohet në parandalimin e fenomenit. Në këtë situatë duhet të rrisim bashkëpunimin dhe koordinimin, nëpërmjet autoriteteve si dhe bashkëpunimin rajonal”.

“Nga ana tjetër duhet të jenë prioritet situata ekonomike në vendin tonë. Synimi i trafikantëve janë personat në vështirësi më të mëdha. Personat në nevojë të dëshpëruar për punë, ata që bien lehtë pre e trafikimit. Një ekonomi më gjithëpërfshirëse, sundimi i shtetit të së drejtës, jo vetëm do të përmirësonin jetën e qytetarëve tanë, por do të ulnin ndjeshëm trafiqet e çdo lloji. Kërkohet hetim për trafikantët, përfshirë bashkëpunëtorët. Nevojitet trajnim i vazhdueshëm i Policisë së Shtetit dhe prokurorëve, për hetimin me shpejtësi”.

“Ka ende vend për përmirësime dhe ndërhyrje me rëndësi. Viktimat e trafikimit duhet të trajtohen si viktima të krimit. S’duhet të trajtohen si burim provash pasi janë qenie njerëzore. Liria ka rëndësi sepse njerëzit kanë rëndësi. Lufta për liri zhvillohet edhe në nivel globa. Mbrojtja e jetës është një mision që na përket të gjithëve. Ashtu siç ka thënë dhe Nënë Tereza: Kush shpëton një jetë, shpëton një botë të tërë”, u shpreh kreu i shtetit.

Në përfundim të forumit për trafikimin e qenieve njerëzore, ku u takua me ambasadoren Yuri Kim, presidenti Ilir Meta u pyet se cili bëri hapin e parë për shtrëngimin e duarve, duke i dhënë fund përplasjeve që kanë pasur për zgjedhjet e 25 prillit. Sipas presidentit nuk ka asnjë problem mes tyre.

“Nuk shikoj asnjë problem në këtë drejtim përveç forcimit të mëtejshëm, bashkëpunimit kundër trafikut të qenieve njerëzore që është një problem tepër serioz dhe që vendi ynë e përjeton shumë për shkak të numrit të largimit të qytetarëve tanë, sidomos të rinjve për fat të keq të fëmijëve, të pashoqëruar nga prondërit. Është një pasojë e madhe për të gjithë shoqërinë tonë sepse shkatërron fëmijë, familje, por njëkohësisht edhe shteron shumë prej energjive më të mira të këtij vendi për zhvillim. Lufta kundër trafiqeve duhet të jetë prioritet për ne, për qeverinë. Ne e dimë që trafikimi është një krim ndërkombëtar”, tha Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptaro-Amerikani25/05/2022 10:25

KY SHTRENGIM DUARSH I ILIR METES ME KIMETEN, TREGON QARTE DHE ESHTE NJE MESAZH I HAPUR PER FUNDIN E REGJIMIT KRIMINAL TE NARKO-SATRAPIT FASHISTO-PUTINIST TE SURRELIT!!! GJITHMONE KA NJE VIJE TE KUQE NGA AMERIKANET!! EDVIN RAMA TASHME ESHTE NJE LIMON I SHTRYDHUR DHE NJE KARTE E DJEGUR PERFUNDIMISHT PER SHBA!!! ME NE FUND SHBA U BIND SE CILI ESHTE NXITESI, FRYMEZUESI, ORGANIZUESI DHE PERFITUESI I KRIMIT, TRAFIKUT DHE KORRUPSIONIT GALOPANT NE SHQIPERI!! SOT, NEN REGJIMIN FASHISTO-KOMUNIST TE SATRAPIT TE SURRELIT, SHQIPERIA PO BEHET PROBLEM DHE MJAFT E RREZIKSHME JO VETEM NE BALLKAN DHE EVROPE, POR PER TE GJITHE GLOBIN DHE SI JJE BAZE E RREZIKSHME OPERACIOALE PER KRIMIN NDERKOMBETAR DHE ORGANIZATAT KRIMINALE NDERKOMBETARE! ME SA PO DUKET EDHE SHBA IA DHA DUART EDVIN RAMES DHE PO I DREJTON SYTE NGA OPOZITA E RE, ME E BASHKUAR SE KURRE!!!

Shto koment

Denonco