‘Ndryshim kursi’, Nesho për deklaratat e Ramës: Presion ndaj BE, fshihen të vërteta...

‘Ndryshim kursi’, Nesho për deklaratat e Ramës: Presion ndaj BE, fshihen të vërteta...

08:32, 25/05/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Komitetit të Jashtëm të Parlamentit Evropian, David Mcallister vizitoi Shqipërinë.

Në lidhje me këtë diplomati Agim Nesho në një intervistë për Ora News, është shprehur se kryefjala e Mcallister ishte se në interes të Europës është që gjithë zonat europiane të jenë pjesë e saj ashtu siç i takon.

Agim Nesho: Nga mënyra për të integruar vendin dhe zgjerimin e BE në bazë të meritokracisë dhe plotësimit të kritereve të nevojshme që këto vende të integrohen në BE, sot ka një moment gjeopolitik që është në interes të Europës që gjithë zonat europiane të jenë pjesë e saj ashtu siç i takon. Në këtë kuptim është një mesazh që bëhet më i fortë nga BE, dhe kjo ishte kryefjala e Mcallister.

Në lidhje me deklaratën e Edi Ramës se do të ndryshohet kurs nëse nuk hapen negociatat në qershor, Nesho tha se ky është një presion për BE.

Sipas tij Rama e përdor presion aty ku i duhet, ndërsa tha se brenda këtij presioni ka edhe të vërteta që nuk mund të thuhen hapur.

Agim Nesho: Rama e ushtron presionin kur i duhet, këtë gjë e ka vendosur që në krye të herës. Presion ndaj BE, sihte edhe iniciativa e Ballkanit të Hapur, për të treguar se ka alternativa tjera, megjithëse kjo alternativë e largonte Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit nga perspektiva evropiane. Presionin Rama e përdor në të gjitha rastet por nga ana tjetër, projektet paralele ku ai merr pjesë, tregon se alternativa e tij edhe mund të besohet. Brenda këtij presioni mund të jenë edhe disa të vërteta që nuk mund të shprehen hapur, kjo sepse ka një kontraditë midis klasave drejtuese politike të korruptuara, dhe dëshirës së këtyre popujve që kërkojnë që integrimi i tyre të kryhet në Europën e bashkuar.

Ndëkohë Nesho tha se vizita e Ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias, më 23 maj ishte diçka pozitive. Ndër të tjera au tha:

Vizita e Dendias është diçka pozitive. Janë marrëdhëniet e krijuara nga qeveria Rama me Greqinë e cila në fillim të herës me ardhjen në pushtet të qeverisë Rama u dominua nga një retorikë boshe e cila krijoi më shumë problematik me Greqinë sesa zhvilloi marrëdhënie. Kemi një  pozicion tepër të avancuar të Greqisë si një vend në Europë që përkrahet  nga gjithë forcat kryesore perëndimore duke përfshirë SHBA. Vizita e ministrit të jashtëm grek reflektonte një prepotencë të një roli të veçantë që ka marrë Greqia në këto momente.

Ai në fakt nuk do të kishte një përgjigje kaq drastike nëse politika e jashtme e Shqipërisë, do të ishte tepër institucionale, tepër e drejtpërdrejt. Në këtë rast duket që politika e jashtme e Ramës, një politikë klienteliste e ka çuar që Shqipëria në shumë raste të pranoj edhe propetencën e zyrtarëve të lartë. Në lidhje me pronat çame, kjo ka qenë një nga objektivat kryesore që ka ardhur në pushtet Rama, por kemi parë që gjatë këtyre viteve Shqipëria ka qenë duke u marrë me gjëra të përcipta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco