‘Alibeaj ta mbajë vulën si hajmali’/ Shehu: PD-në e drejton KK, nga nesër do ta drejtojë kryetari i ri

‘Alibeaj ta mbajë vulën si hajmali’/ Shehu: PD-në e drejton KK, nga nesër do ta drejtojë kryetari i ri

20:13, 21/05/2022
A+ Aa A-

Deputeti i PD Tritan Shehu ka folur mbi zhvillimet e fundit në Partinë Demokratik. 

I ftuar në Ora News, Shehu tha se gjykata nuk mund t'iu heqte të drejtën e vulës pasi sipas tij kjo do të vinte në dyshim gjithë establishmentin e gjykatës shqiptarë.

Sipas Shehut, tashmë vendimet janë marrë përmes votimit një anëtar një votë për kryetarët e degëve dhe kjo është partia, ndërsa për Alibeajn thotë se mund ta në xhep sa të dojë, si hajmali.

Shehu: Së pari gjykata nuk mund të bëjë një veprim të tillë. Do të ishte një veprim skandaloz ashtu siç është skandaloz edhe fakti vetë i çuarjes në Apel. Megjithatë gjykata nuk mund të kalojë përtej një caku moral, caku profesional. Mendoj që nuk ka snjë mundësi të bëhet një vendim në kundërshtim me vendimin e shkallës së parë. Përndryshe do të vinte në dyshim gjithë establishmentin e gjykatës shqiptarë.  Nuk është një gjykatë e cila mund të thotë ku është partia politike. Atë e vendosin anëtarët e saj, militantët e saj, strukturat e saj, idetë e saj programi i saj. Le t'ia lëri vulën Enkelejdit bashkë me Bardhin se Enkelejdin, Bardhi e ka emëruar.  Imagjino ku katandiset partia kur Bardhi emëron Enkelejdin.

Tani vendimet i kanë marrë  Kuvendi i dhjetorit, referendumi i 18 dhjetorit, ju e patë sa morën pjesë, i sanksionoi një vullnet i 6 marsit dhe i mori pasaj Kuvendi i prillit. Edhe këto vendime i kanë marë pastaj të gjitha degët ku kanë kandiduar për kryetarët e degëve, për kryesitë e degëve në mënyrë një anëtar një votë për kryetarët e degëve, me një pjesëmarrje shumë të gjerë.  Kjo është partia. Ju thoni vulën. Atë vulë Enkelejdi mund ta mbajë në xhep sa të dojë, ajo vulë nuk vlen më se e kemi ndryshuar. Pra mund ta mbajë si hajmali po të dojë atë vulë. Partinë Demokratike e drejton Këshilli Kombëtar i zgjedhur dhe që nga nesër do ta drejtojë kryetari i ri që do zgjidhet. Mos të ketë iluzione askush që të mund të çbëjë Partinë Demokratike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ai21/05/2022 22:46

Ky llapshkurtni qe quhet Tritan Shehu, duhet ta mbylle gojen meqe ka lidhje me prasin, fakt qe shkaterroi PD me heret ! Ky llapshkurtni ka falenderuar historikisht e. hoxhen "dullen" qe i dha mundesine te beje operacion ne ne france kur shqiptaret nuk benin dot nje gjilpere ne spital. Ky funderrine qe ka vjedhur shqiptaret duhet ta mbylle halene pasi shiti PD ne 1997-1998-2000-2001 etj etj.... ! Thuajini ta mbylle halene sepse nese do vazhdoje do te bejme publike pislleqet me Aiden e saliut ................. Perfundimisht eshte pjelle e te majtes se qelbur ne shqiperi

Shto koment

Denonco