'Thirrje vetëdijës kombëtare'/ Aleanca për mbrojtjen e Butrintit organizon tryezë diskutimi me ekspertët e fushës

18:21, 21/05/2022
A+ Aa A-

Gjatë ditës së sotme, Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit ka zhvilluar një tryezë diskutimi me ekspertë të fushave të ndryshme në Shqipëri, lidhur me çështjen që ka ngjallur shumë diskutime javët e fundit, dhënien me koncesion të Parkut Kombëtar të Butrintit. 

Nën moderimin e aktivistit dhe gazetarit Aulon Kalaja, teksa folën mbi problematikat mjedisore, intelektualët kërkuan transparencë mbi çfarë po ndodh në atë që cilësohet vlerë kombëtare e vendit tonë.

Shqetësimi i ngritur prej tyre, është se për ligjin në fjalë, nuk janë kryer konsulta e as janë marrë opinione nga ekspertë të fushës, teksa bëjnë thirrje për mbrojtjen e kulturës së vendit.

Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit i bën thirrje paralamentit të konsultohet me ekspertë të fushës mbi çështjen e Butrintit, duke denoncuar të gjitha parregullsitë dhe shkeljet që po ndodhin në Parkun Kombëtar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco