Meta u uron Fitër Bajramin, besimtarëve myslimanë dhe bektashianë: Nuk ka begati pa sakrifica!

Meta u uron Fitër Bajramin, besimtarëve myslimanë dhe bektashianë: Nuk ka begati pa sakrifica!

11:08, 02/05/2022
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka bërë një vizitë sot në Komunitetin Mysliman Shqiptar për të uruar festën e Bajramit të Madh.

“Ishte kënaqësi të vizitoja sot kreun e Komunitetit Mysliman dhe t’i uroja, jo vetëm atij, por të gjithë besimtarëve tanë, që Zoti t’ua shpërblejë të gjitha ato sakrifica që kanë bërë gjatë kësaj periudhe dhe t’iu uroj paqe, shëndet, mirësi në familjet e tyre dhe në mbarë shoqërinë tonë.”

Kjo është një festë e mrekullueshme e cila gjithashtu na fton të forcojmë edhe më tej ndjenjën e solidaritetit dhe të harmonisë me njeri-tjetrin dhe sidomos t’u jemi pranë të gjithë vëllezërve tanë dhe atyre familjeve që janë në kushte më të vështira,” përfundoi kreu i shtetit.  

Më pas, Presidenti vizitoi edhe Kryegjyshatën Botërore Bektashiane. Për këto vizita, Meta shkroi në Fb këto radhë: "I lumtur të takoja sot Kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Bujar Spahiu dhe Kryetarin e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Haxhi Dede Edmond Brahimaj për të ndarë me ta, me të gjithë besimtarët dhe mbarë popullin shqiptar urimet më të përzemërta për Fitër Bajram. Nuk ka begati pa sakrifica. Gëzuar dhe mbarësi në familjet tuaja".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco