Absurdi i ARRSH në Rinas: Kur të blej bukë, duhet t’i bie nga Fushë Kruja, të dal në Tiranë që të vij në shtëpi!

Absurdi i ARRSH në Rinas: Kur të blej bukë, duhet t’i bie nga Fushë Kruja, të dal në Tiranë që të vij në shtëpi!

10:18, 02/05/2022
A+ Aa A-

Absurdi i vendimit të ARRSH për ta bërë vetëm me një sens lëvizjeje, rrugën e Rinasit, aksin e vetëm të qarkullimit për qindra banorë të fshatrave të zonës, e ka shpjeguar fare qartë një banor i revoltuar sot:

“Nuk ka absolutisht asnjë rrugë alternative, as për në parcelë: Kur të dal nga shtëpia të marr një bukë, duhet t’i bie nga Fushë Kruja, të dal në Tiranë që të vij në shtëpi!! – tha ai, - Ose nga Vora, në Kashar që të vij në shtëpi”.

Pikërisht për këtë arsye kanë dalë sot këta banorë në rrugën e Rinasit, pa u konfliktuar me forcat e shumta policore që ishin dërguar për t’i ndalur, por duke e shpjeguar problemin e tyre me realizëm për ARRSH dhe Ministrinë e Infrastrukturës që mori vendimin.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco