Kuvendi shkarkon Alibeajn, ja kur mbahen zgjedhjet për kryetarin e PD

Kuvendi shkarkon Alibeajn, ja kur mbahen zgjedhjet për kryetarin e PD

12:35, 30/04/2022
A+ Aa A-

Zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike do të mbahen me datë 22 maj.

Njoftimi u bë nga Belind Këlliçi gjatë punimeve të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Deri në këtë datë, organi drejtues i Partisë Demokratike do të jetë Komisioni i Rithemelimit.

Ndërkohë Komisioni i Rithemelimit ka vendosur të shkarkojë nga detyra kreun e grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeajn.

Kryetari i Komisionit për zhvillimet e Kuvendit Kombëtar të PD-së, Belind Këlliçi shpalli vendin vakant ndërsa theksoi se ngarkohet këshilli kombëtar për zgjedhjen e tij.

“Në mbështetje të statutit të Partisë Demokratike, për organizimin dhe funksionimin e grupit parlamentar të PD. Me propozim të Rithemelimit, Kuvendi vendosi të konstatojë vakancën e kryetarit të grupit parlamentar të PD. Ngarkohet Këshilli Kombëtar për zgjedhjen”, tha Këlliçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco