‘Problemi madhor i Edi Ramës është se me Sali Berishën nuk e tërheq dot më zvarrë opozitën’

‘Problemi madhor i Edi Ramës është se me Sali Berishën nuk e tërheq dot më zvarrë opozitën’

12:23, 15/04/2022
A+ Aa A-

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha tha se tashmë opozita është çliruar nga pengmarrja.

“Çfarë e shtyu Edi Ramën të organizonte një kongres të tillë? Interesat e klaneve mafioze të drogës. Por edhe frika dhe tmerri se mos SKAP-i i opozitës mund të mendonte që t’i afrohej atij. Këto ishin dy motivet që e shtynë atë në ekstrem.

Ai ka tmerr nga opozita e vërtetë. Ai e ka kuptuar se loja me opozitën fiktive apo peng-opozitën ka marrë fund. Ai e di se shqiptarët, çdo ditë e më tepër, po vendosin që t’i japin atij përgjigjen e merituar. Në garat e ardhshme, shqiptarët do e arkivojnë atë në ndërtesën e harresës së historisë.

Por çfarë ka ai me Sali Berishën? Ai ka një problem madhor. Me Sali Berishën nuk bën dot pazare të pista. Me Sali Berishën nuk mund të tërheqë zvarrë opozitën. Ky është problemi i tij.

Nuk them se nuk i kujtohen tre disfata pas vitit 2005 deri në vitin 2011. Por mbi të gjitha merr fund koha kur ai tërhiqte popullin opozitar për hunde nëpërmjet udhëheqjes së tij,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lomy15/04/2022 13:01

Pse ta beje? E ke mbajt ti ne pushtet gjith ket kohe… malok kurve!

K.N15/04/2022 12:47

Sot gjate deklarates per gazetaret Zoti Berisha tha : " Se ne ato dege ku per zgjedhjet e kryetareve te deges ne rrethe eshte shkelur statuti i PD ,zgjedhjet mund te ribehen . A eshte shkelur statuti i PD ne zgjedhjet per kryetar dege ne bashkine e Fierit ? Zoti Luan Baci ka hequr ne menyre te piste nga lista e garuesve per kryetar dege te nenkryetares se PD ne bashkine Fier zonjen Luljeta SEJKO. Sipas meje statuti i PD eshte shkelur me te dyja kembet nga deputeti Luan Baci dhe zgjedhjet per kryetar dege ne kete bashki duhet patjeter te peseriten. Ku eshte garimi i lire dhe vota e lire ?

Shto koment

Denonco