Përplasja Veliaj-Duka, Pogoni: Skenar për të marrë FSHF-në, duan paratë e sportit

Përplasja Veliaj-Duka, Pogoni: Skenar për të marrë FSHF-në, duan paratë e sportit

18:09, 27/01/2022
A+ Aa A-

Specialisti i sportit, njëkohësisht ish-drejtori i Sportit pranë Bashkisë së Tiranës, Artan Pogoni, në një intervistë me moderatoren Armela Ferko në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, ka komenttuar përplasjen mes Erjon Veliajt dhe FSHF-së.

Pogoni thekson se ka nga ana e Veliajt ka skenar për të marrë FSHF-në, duke shtuar se qeveritarët tanë duan që të marrin paratë e sportit.

“Fjalori i Veliajt është anormal. Audiopërgjimi është një turp për Veliajn. Unë do thosha se është skenar për ta marrë FSHF-në. Këta sillen si të sjellshëm dhe kanë PR të mirë, por shikoni se në çfarë niveli bien që ta marrin edhe paratë e futbollit. Unë nuk jam që politika nuk ka punë me sportin, politika edhe mund të kontrollojë, por jo të ndërhyjë në çështje të votimit. Nëse njerëzit e sportit duan që akoma t’i drejtojë Armand Duka, le t’i drejtojë, nuk ka ndonjë problem.

Ta quash sfidë të jetës këtë, më duket e rëndë, sepse sfidë e kryebashkiakut është që Tiranën ta bëjë të jetueshme, sfida e jetës nuk është marrja e FSHF, duhen ulur gjakërat mendoj. Politikanët e dinë se në sport ka shumë vota, pavarësisht se në politikë nuk ka njeri të sportit, por se kur duan të kenë benefite, flasin për sportin, po zihen se kush fiton më shumë miliona. Futbolli po tronditet në moment shumë të mirë, kur Kombëtarja është në moment shumë të mirë. Mendoj se do të vijnë përfaqësues të UEFA-s. Situata në sport është katastrofike, në federata të sporteve të tjera”, deklaroi Pogoni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco