Xhemollari: Afati i ngushtë! KQZ-ja nuk ka justifikim për mungesën e informacionit për 3 bashki

Xhemollari: Afati i ngushtë! KQZ-ja nuk ka justifikim për mungesën e informacionit për 3 bashki

17:31, 20/01/2022
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, Rigels Xhemollari drejtues i Qëndresa Qytetare, ka folur për zgjedhjet e pjesshme vendore më 6 mars dhe a janë gati partitë politike?

Xhemollari ka theksuar se nuk është justifikim nga ana e KQZ-së për sa i përket mungesës së informacionionit për tre bashki që janë pa kryetar.

Ferko: Shqetësimi se koha e shkurtër për zgjedhjet vendore, a krijon problematike në lidhje me standardet e garës zgjedhore?

Xhemollari: Kemi 2 vite e gjysëm që presim të kemi zgjedhje të pjesshme vendore pasi disa nga bashkitë e mëdha si Durrësi apo Shkodra kanë vite që qeverisen pa kryetat të zgjedhur. Dhe dihet se çfarë simptomash sjell një qeverisje e tillë, pasi Durrësi ka pasur probleme me plerat gjatë sezonit turistike, ka pasur probleme me kanalizimet me ujërat, është e vetmja bashkie e prekur nga tërmeti dhe është mbrapa me strehimin e qytetarëve. Shkodra ka patur probleme me klubin e Vllaznisë, këshilli ka paditur kryetaren e pazgjedhur nga publiku zonjën Voltana Ademi dhe bashkitë e tjera janë qeverisur pa kryetar kanë sjellë një lloj problematike që nuk ndodh edhe në vendet që janë në luftë. Por këtu kjo ka ndodhur pasi institucionet publike janë në luftë me njëra tjetrën dhe për pasojë qytetarët e gjashtë bashkive ka mbetur pa kryetar bashkie.

Ajo problematik që ne kemi evidentuar në lidhje me dekretimin e presidentit për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 mars, është që afati i lënë në dispozicion është një afat i ngushtë. Kemi pasur 2 vite e gjysëm kohë për të vendosur një datë dhe në fund ne lëmë disa hapësira që sipas nesh kufizon disa të drejta kushtetuese që e garanton neni 45 është e drejta për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur.

Ferko: Sa normale është që presidentit ti kthehet një përgjigje nga KQZ për pjesën e mos pasjen e informacionit për 3 bashkitë?

Xhemollari: Jemi vendi i çudirave për sa i përket sjelljes së institucioneve shqiptare dhe jemi vend unik për sa i përket komunikimit të institucioneve me njëri tjetri. Si mundet që KQZ nuk di se tre bashki janë pa kryetarë. Pasi aktet e dorëheqjeve apo akte që i kanë lënë këto bashki bosh, i janë përcjellë KQZ-së direkt apo indirekt. Nuk është justifikim mungesa e informacionit nga KQZ. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco