Vasili: Terror i shtetit hajdut e mafioz mbi banorët e

Vasili: Terror i shtetit hajdut e mafioz mbi banorët e "5 Majit"

10:06, 19/01/2022
A+ Aa A-

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me aksionin e IMT-së në zonën e "5 Majit" ditën e sotme.

"5 Maji" u rrethua me forca të shumta policie që në orët e para të mëngjesit pasi ishte parashikuar shembja e 3 banesave për t'i hapur rrugë procesit të rindërtimit. Vasili shkruan se policia ka krijuar një situatë tmerri dhe janë sulur mbi banorët për të realizuar shembjen e banesave. Sipas tij, atyre i janë fikur dritat në orën 03:00 të mëngjesit dhe më pas policia i ka rrethuar.

Vasili: Terror i shtetit hajdut e mafioz mbi banoret e ndertesave te 5 Maji! Policia ka krijuar nje situate tmerri dhe banoreve u kane hequr dritat qe ne oren 3 te mengjezit dhe jane rrethuar prej saj. Hordhite e policise jane sulur mbi banoret per te realizuar shembjen e banesave te tyre nga qeveria. Qeveria vjedh djersen dhe gjakun e nje jete te banoreve qe jetojne ne ato shtepi duke i rrembyer pa asnje marreveshje. Kjo qeveri kriminale vetem vjedh e grabit. Mbeshtetje e plote banoreve te 5 majit njerez te ndershem dhe puntore.

Më herët reagoi edhe ish-lideri Berisha i cili i bënte thirrje policisë së shtetit që të ndalonte dhunën mbi banorët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco