VIDEO/ Aeroplanmbajtësja amerikane 'Harry S.Truman', stërvitje në ujërat shqiptare

VIDEO/ Aeroplanmbajtësja amerikane 'Harry S.Truman', stërvitje në ujërat shqiptare

19:28, 14/01/2022
A+ Aa A-

Aeroplanmbajtësja e famshme amerikane “USS Harry S. Truman” po kryen një stërvitje ushtarake në ujrat shqiptare. 

Pamjet e stërvitjes janë publikuar nga kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale.

Ai ka bërë të ditur se sot ka kaluar një ditë mbresëlënëse në aeroplanmbajtëse.

Rama bën me dije se aeroplanmbajtësja po kryen stërvitje intensive në ujërat tonë territoriale, së bashku me forcat e marinës shqiptare.

“Një ditë mbresëlënëse në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman”, e cila po kryen një stërvitje intensive në ujërat tona territoriale, së bashku me forcat e marinës shqiptare”, thotë ai.

***

Aeroplanmbajtësja amerikane “USS Harry S. Truman” u urdhëriua në fund të vitit të kaluar që të qëndronte në detin Jon mes Italisë dhe Greqisë, vetëm pak milje larg Shqipërisë. 

Ankorimi i saj ishte një sinjal i qartë për Rusinë nëse ajo vendos të ndërhyjë ushtarakisht në Ukrainë.

'Truman' hyri në Mesdhe më 14 dhjetor dhe do të kthehej përmes kanalit të Suezit në Lindjen e Mesme, por më pas me urdhër të Sekretarit të Mbrojtjes Lloyd Austin u vendos që aeroplanmbajtësja bashkë me numrin e madh të anijeve dhe avionëve luftarakë që e shoqërojnë duhet të qëndrojë në detin Jon. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco