Kalaja: Shkëlqim Fusha dhe Arbian Mazniku vazhdojnë me aferat korruptive

Kalaja: Shkëlqim Fusha dhe Arbian Mazniku vazhdojnë me aferat korruptive

11:48, 14/01/2022
A+ Aa A-

Juristja e Alencës për mbrojtjen e Teatrit në një deklaratë për mediat sot tha se padia e tyre në Prokurorinë e Tiranës ndaj Shkëlqim Fushës dhe Arbër Maznikut, ende nuk është shqyrtuar dhe se për këtë do i drejtohen institucioneve të tjera ligjore.

Kalaja theksoi se çështja nuk është marrë në shqyrtim pasi ka urdhër politik nga Rama, Basha apo Veliaj, duke shtuar se edhe çështja e dosjes ‘Babale’ nuk po shqyrtohet ende.

“Jo vetëm 2 vite por edhe 12, ne nuk u ndahemi personave që kanë marrë pjesë në aferat korruptive për ndërtimin e Teatrit të ri”-theksoi Kalaja.

Kujtojmë se AMT kallëzoi në Prokurori 2 vite më parë nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës Arbër Mazniku dhe biznesmenin Shkëlqim Fusha, për shkak të pagimit të shpenzimeve të udhëtimeve për zyrtarin e Bashkisë.

Kalaja: Ne informojmë se lidhur me vendimin e Gjykatës për personat a akuzuar për korrupsion, ne kemi bërë ankim pranë kësaj gjykate që po shkojmë në dy vite tashmë dhe na habit fakti që kjo çështje nuk po gjykohet akoma.

Si cështje penale duhej gjykuar tashmë sepse këta persona kanë ndikuar me vendime korruptive në buxhetin e shtetit, ata duhet të ishin sot në SPAK por këta dy shtetas vazhdojnë të lirë njëri si nënkryetar I bashksië Tiranë ndërsa tjetri duke përfituar tendera.

Është edhe cështja e doses Babale, në ngarkim të deputetit Ervin Salianji. Keto dosje nuk lëvizin me udhër politik, të Ramës dhe Bashës por nuk shqetësohemi, presim 2 apo 12 vjet.

Kemi një pyetje pse dosja e Arbian Maznikut dhe Shkëlqim Fushës nuk ka dalë për gjykim të cilët jo vetëm kanë abuzuar me fondet publike dhe akoma lihen të vazhdojnë punën. Do u drejtohemi edhe këshillit të lartë gjyqësor dhe Inspektoriatit. Të jenë të bindur Rama, Basha dhe Veliaj se ne nuk u ndahemi persona që janë përfshirë me aferën korruptive të ndertimit të Teatrit të ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco