Berisha: Kur flisja kundër Ramës, prokurorët rrudheshin! Armët i nxori Basha nga selia

Berisha: Kur flisja kundër Ramës, prokurorët rrudheshin! Armët i nxori Basha nga selia

14:17, 13/01/2022
A+ Aa A-

Lideri historik demokrat Sali Berisha foli pas dëshmisë së sotme të dhënë në prokurori për ngjarjet e 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike.

Ai u shpreh se Basha dhe Rama janë shkrirë në një dhe këtu akuzoi se të njëjtat armë të policisë zotëroheshin edhe nga persona që mbronin Lulzim Bashën.

“Momenti që një seli partie qëndronte e pushtuar me banditë tregonte gjithçka se çfarë ndodh në narkoshtet.

Një çështje që unë shtrova me forcë, si ka mundësi që me të njëjtat armë të policisë përdornin edhe mercenarët e Bashës. Një pjesë e tyre është ndaluar. Problemi është se armët nga selia u nxorën nga Lulzim “Brava” me mjetin e tij. Ka dëshmi flagrante të njerëzve të armatosur në seli, ka foto, por jo vetëm. Nuk ka asnjeri sot që vë në dyshim ekzistencën e këtij grupi të gjerë mercenarësh të përbërë nga vrasës e trafikantë si roje të Bashës”, tha Berisha.

Sali Berisha tha se sjellja e prokurorëve me të gjatë marrjes në pyetje në lidhje me protestën e 8 janarit ishte e rregullt, por përveç rasteve kur ai përmendte Edi Ramën.

“Sjellja e tyre ishte normale. Pavarësisht se unë konstatoja që kur kishte në deklaratën time momente politike kundër Ramës, ata nuk e pëlqenin këtë, rrudheshin, por unë prapë se prapë fjalën time do t’ua thosha. Ky është një proces që unë do t’u bëjë gjyqin atyre”, tha Berisha i pyetur nga gazetarët pasi doli nga Prokuroria e Tiranës. Më i ashpër, ish-kryeministri u tregua me organet e reja të drejtësisë, që sipas tij nuk mund të hetojnë korrupsionin qeveritar. “Ato janë seksione të partisë”, tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco