Presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë lidhur me situatën e krijuar në selinë e Partisë Demokratike, ku një grup deputetësh, ndër ta ish-kryetari Lulzim Basha, janë mbyllur brenda godinës dhe refuzojnë të lejojnë mijëra demokratë dhe Komisionin e Rithemelimit të hyjë në seli.
Meta u shpreh: "Duke ndjekur me shumë vëmendje dhe shqetësim zhvillimet në selinë e Partisë Demokratike, theksoj rëndësinë e protestës paqësore, si një e drejtë fondamentale në demokraci, plotësisht legjitime dhe kushtetuese, që duhet respektuar nga të gjithë!
Bëj thirrje për ruajtjen e qetësisë, shmangien e akteve të dhunës, provokimeve dhe tensioneve të panevojshme. Është tepër e domosdoshme gjetja e një zgjidhjeje të menjëhershme demokratike, që i shërben paqes sociale dhe demokracisë në vend,"përfundon mesazhi i kreut të shtetit.
© SYRI.net