Berisha: Pas 11 dhjetorit do të caktojmë datën e protestës së madhe

Berisha: Pas 11 dhjetorit do të caktojmë datën e protestës së madhe

17:55, 03/12/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha foli nga Devolli edhe për përgatitjet për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD, në 11 dhjetor. 

Berisha u shpreh se për 7600 delegatët e PD do të ishte stadiumi 'Air Albania' për t'u mbledhur, por kjo varet nga kushtet atmosferike. 

Berisha tha se pas miratimit të ndryshimeve statutore do të përcaktohet dita kur do të zhvillohet protesta e madhe kombëtare. 

"Në datën 11 demokratët do të jenë në këmbë më të fuqishëm se kurrë. Do të përcaktojmë pas saj ditën e madhe të protestës kombëtare në të cilën do të shpallim kërkesat tona deri në fitoren e plotë. Në 11 dhjetor ne së bashku do të votojmë një statut në të cilën kemi qëllimin madhor rikthimin e lirisë së munguar, votën e lirë, poshtetin tuaj në PD. Lulzim Basha shkatërroi strukturat e kësaj partie. Ku do të mblidhemi ne 7600 veta? I vetmi vend ku mund të mblidhemi për të treguar se jemi seriozë me numrin e të gjitha, është stadiumi 'Air Albania', por për motin nuk e dimë", tha Berisha. 


© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco