VIDEO-SYRI TV/ Lumaj: Ambasadorja Faber po përdoret nga Edi Rama

VIDEO-SYRI TV/ Lumaj: Ambasadorja Faber po përdoret nga Edi Rama

11:16, 01/12/2021
A+ Aa A-

Aktivistët e shoqatës ‘Vatra’ kanë akuzuar ambasadoren e Shqipërisë në Amerikë, Floreta Faber, se në mënyrë të pandershme është përpjekur të sigurojë një takim me kongresisten republikane McClein. Anëtari i shoqatës ‘Vatra’, zoti Valentin Lumaj tha në një intervistë për gazetarin Adi Krasta, se ambasadorja Faber braktisi takimin me kongresisten në momentin kur aty kryeministri Edi Rama u akuzua për përçarjen e opozitës dhe lidhjet e tij me Xhorxh Soros. Zoti Lumaj tha se ish-kryeministri Sali Berisha është personi i duhur që duhet të marrë në dorë opozitën shqiptare

Shoqata Vatra ka akuzuar ambasadoren e Shqipërisë në Amerikë, Floreta Faber se është vënë në mënyrë të pandershme në shërbim të kryeministrit Edi Rama për t’i mundësuar atij një takim me kongresisten republikane Lisa McClain.

Aktivisti i shoqatës ‘Vatra’, Valentin Lumaj tha për gazetarin Adi Krasta në emisionin A Show se ambasadorja u përpoq të përdorte Vatrën për këtë takim, duke fshehur vizitën e kryeministrit Edi Rama në Miçigan.

Aktivisti Lumaj dha detaje nga takimi i përbashkët me kongresisten Mçlein dhe zbuloi se ambasadorja Faber e braktisi takimin ne momentin kur u fol për rolin e Edi Ramës në përçarjen e opozitës dhe në bashkëpunim me Xhorxh Soros.

Valentin Lumaj tha se shqiptarët e Amerikës e ndjekin me shqetësim situatën në Shqiperi dhe u shpreh se personi i duhur për ringritjen e opozitës shqiptare është Sali Berisha. Ai tha se Soros ka investuar te njerëz, të cilët janë shpërndarë si në PD, ashtu dhe në PS, dhe e cilësoi multimiliarderin si rrezik për Shqipërinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco