Liçaj: Komunistët grabitën pushtetin, realizmi socialist një falsitet i madh

Liçaj: Komunistët grabitën pushtetin, realizmi socialist një falsitet i madh

18:43, 29/11/2021
A+ Aa A-

Aktori Neritan Liçaj, i ftuar në emisionin “Task Force” nga moderatorja Sonila Meço në Syri Tv, foli për glorifikimin e periudhës së komunizmit në Shqipëri.

Liçaj theksoi se komunistët në Shqipëri grabitën pushtetin, duke shtuar se realizmi socialist në art ishte një falsitet i madh.

“Komunistët grabitën pushtetin, nuk pyetën popullin fare. Luftën e fitoi popullin. Kanë luftuar djemtë e popullit, Partinë Komuniste Shqiptare më 1945 nuk e njihte as një përqind e popullatës. Realizmi socialist ka qenë falsitet.

Qazim Mulleti thonë se i ka shpëtuar jetën shumë komunistëve, thuhet edhe Enver Hoxhës, por nuk po merremi me gojëdhënat. Ne akoma nuk jemi ndarë në art nga realizmi socialist si mendësi. Duhet të bëjmë një studim të mirfilltë mbi Hoxhën, duke nisur nga antropologjia etj, që të kuptojmë se ku jemi”, deklaroi Liçaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco